Ne vdesim tërë kohës!
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ne vdesim tërë kohës!
RedaktoDy kilo qeliza të një të rrituri vdesin përditë pa lënë asnjë gjurmë. Këto qeliza kryejnë vetëvrasje për të mbrojtur trupin ndaj sëmundjeve. Trupi ynë ruan peshën dhe formën e tij pasi qeliza të tjera ndahen e shumohen duke zënë vendin e qelizave të mëparshme.Kjo lloj vrasjeje e organizuar dhe e kontrolluar e qelizave quhet Apoptozë që në greqisht do të thotë "të biesh".
Apoptoza është një mekanizëm themelvënës që është mëse i nevojshëm për funksionimin e trupit. Ajo nevojitet për të mbajtur të pandryshueshme sasinë e qelizave por edhe është njëkohësisht një mekanizëm i rëndësishëm mbrojtës. Qelizat që dalin jashtë kontrollit asgjësohen nëpërmjet vetëvrasjes. Si edhe qelizat të cilat si pasojë e ndonjë difekti në informacionin gjenetik nisin të ndahen në mënyrë të parregullt dhe kthehen në qeliza kanceroze ashtu edhe ato që sëmuren në ndonjë mënyrë tjetër.P.sh. qelizat e infektuara duhet të shthuren përpara se një virus pushtues të ketë marrë kontrollin e mekanizmit të tyre dhe të nisë të prodhojë një sërë kopjesh të vetvetes. Por Apoptoza është e nevojshme edhe për të ndërtuar struktura të ndryshme në trup si në çastin e krijimit të fëmijës në barkun e nënës ashtu edhe në rastin e formit të qelizave funksionale të trurit apo krijimin e qelizave funksionale nervore. Kështu qelizat që nuk janë të afta të bëjnë këto punë zhduken nëpërmjet Apoptozës.Nëpërmjet Apoptozës krijohen edhe thonjtë ku qelizat e lëkurës nën thua vdesin për të krijuar thoin. Shkencëtarët nuk e dinë akoma se si e kuptojnë qelizat nën lëkurën e thoit se duhet të vdesin.Tërë kohës prodhohet brenda të gjitha qelizave mekanizmi i vetëvrasjes. Kur vjen sinjali për vetëshkatërrim nis kryerja e një rradhë procesesh që kanë për qëllim shkatërrimin e kodit gjenetik në qelizë por njëkohësisht marrjen e molekulave dhe ushqimeve të ndryshme që ndodhen në qeliza. Ai grup proteinash që bën pastaj pastrimin e mbeturinave quhet Caspaser (kazpazer) dhe deri tani janë gjetur 14 të tilla në trupin e njeriut. Caspaser at vënë njëra-tjetrën në gjendje aktive përgjatë një reaksioni zinxhir. Kur mekanizmi i Apoptozës nuk funksionon si ç´duhet shkaktohen forma të ndryshme kanceri. Një qelizë kanceroze është ajo qelizë që vazhdon të ndahet e të shumohet në pafundësi në mënyrë të pakontrolluar.
Mosfunksionimi i rregullt i mekanizmit të apoptozës mund të çojë edhe në humbje të imunitetit të trupit.