Nebi Islami Dekani i Fakultetit të Arteve në Prishtinë - Autori fitues i konkursit të dramës shqipe tregon se është biri i Preshevës legjendare. Atje ka lindur dhe atje është rritur duke u përkëdhelur shumë nga motrat e tij, ndërsa nëna e kishte lënë fare të vogël. Ka jetuar i ngarkuar nga shumë tronditje e megjithatë asnjë ngjarje e jetës së tij nuk ia prishin dëshirën për t’u bërë letrat. Nisi që herët të shkruante poezi. Iku nga Presheva në vitin 1957 për të vazhduar shkollën në Prishtinë. Pas mbarimit të normales u kthye sërish në vendin e tij të lindjes për të punuar një vit si mësues.

Shkollimi dhe veprimtaria

Redakto

Nebi Islami kreu më pas ushtrinë dhe shkoi në Bujanovc ku punoi sërish si mësues i letërsisë. Mbaroi studimet e doktoraturës për dramën shqipe në dramaturgji në Beograd. Në vitet ’90, pasi i kishte mbaruar studimet universitare u emërua pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku sot është dekan i saj. Islami tregon se ka botuar rreth 120 njësi bibliografike në periodikun e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë. Ka përgatitur Historia e dramës shqipe (1886-1996) libër ky që përdoret si tekst universitar në Prishtinë e Tetovë. Islami ka botuar gjithashtu fragmente të romanit “Legjenda për Shkozinën ”. Ka botuar në revista poezi të shumtë dhe ka përkthyer nga gjuhët sllave rreth 12 vepra publicistike me karakter filozofikë-politik si dhe pjese të novelave të Çehovit. Komedinë e tij “Të lumët ne për këtë liri” e ka parë të shfaqet rreth 60 herë në skenën e Prishtinës, Maqedonisë e këtu në Tiranë. Edhe dramën “Hijesina” me të cilën fitoi çmimin e parë në konkursin.

Intervista dhe shkrime: drama Hijesina Dr. Nebi Islamit.

shih edhe

Redakto

https://www.youtube.com/watch?v=orE5cifCnkk