Nebi Qena
Nebi Qena është gazetar pranë agjencisë gazetareske Associated Press[1], shqiptar nga Kosova. Ai e filloi karrierën si gazetar në të përditshmen e Kosovës Koha Ditore më 1997 për të cilën raportoi gjatë luftës në Kosovë.
Nebi Qena | |
Emri | Nebi |
Mbiemri | Qena |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | kosovare, |
Profesioni | gazetar AP |
Ishte drejtor i lajmeve dhe çështjeve aktuale në transmetuesin publik të Kosovës ku gjithashtu ishte drejtues i një emisioni për çështje aktuale. U bashkua me Associated Press si korrespondent shumëdiciplinor më 2007 fillimisht në Kosovë dhe më pas përfshiu lajmet e fundit në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe në Siri.
Aktualisht është producent i lartë i AP në Jerusalem, i ngarkuar me operacionet televizive të agjencive në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor. Qena mban një MA në Politikën dhe Menaxhimin e Kulturës nga Universiteti Warwick ku ai mori pjesë si një studiues Chevening.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "MEDIA CONTACT LIST". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2011. Marrë më 30 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)