Neoptolemi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Neoptolemi (greqisht: Νεοπτόλεμος, Πύρρος, Latin: Neoptolemus, Pyrrhus) - i biri i kreshnikut Akil dhe i dashnores së tij, Deidamesë.
Ka lindur në ujëdhesën Skyros. E ëma e tij ishte e bija e Likomedit, mbretit të Skyrosit, në pallatin e të cilit jetonte Akili para se të shkonte në luftën e Trojës. Kur Akili ra në betejën për Trojën, në Skyros erdhi Odiseu, mbreti i Itakës, dhe e ftoi Neoptolemin që t'i bashkangjitet ushtrisë akease dhe ta vazhdojë veprën që nuk arriti ta përfundojë i ati i tij. Neoptolemi me gëzim e pranoi ftesën e tij, hipi në anije dhe pas pak kohe e zuri vendin e Akilit në njësitë e akeasve që e rrethonin Trojën.
Ndonëse ishte i ri, dallohej përpara luftëtarëve të tjerë akeas me trimëri dhe fuqi. Mirëpo, i mungonte zemergjërsia e babait. Në "Kalin e Trojës" arriti me luftëtarët e zgjedhur mbrenda në qytet dhe e udhëheqi njësinë e cila e pushtoi pallatin mbretëror. Pa mëshirë e vrau Priamin, mbretin plak para syve të gruas dhe të fëmijëve të vet, i vrau të gjithë trashëgimtarët e tij, e rrëmbeu Andromakën, bashkëshorten e Hektorit, i kryekomandantit të ushtrisë së Trojës, i cili ra në dyluftim me Akilin. Neoptolemi u kthye me fat nga lufta e Trojës dhe u vendos në Ftijë, ku edhe e trashëgoi fronin e Peleut, gjyshit të vet. U martua me Hermionën, vajzën e Menelaut, mbretit të Spartës, e cila më parë ka qenë e fejuar për Orestin, djalin e Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrive akease para Trojës. Sipas lajmëve të mëvonshme Oresti e vrau. Ndonëse djali i babait të madh, Neoptolemi, në përgjitësi konsiderohet si njëri prej trimave të luftëis së Trojës më pak të dashur. Që në fillim, në të vërtetë, vepronte në pajtim me „ndershmërinë e lindur" (siç e thekson Sofokliu në tragjedinë Filokteti), por më vonë në pajtim me "natyrën e luftës" u shndërrua në vrasës të vrazhdët dhe në tiran (të tillë, në të vërtetë, e paraqet Vergjili në Eneidën, dhe disa shekuj më vonë edhe Rasini (në tragjedinë Andromaka). Se si dukej Neoptolemi, kemi mësuar nga disa piktura në vaza, prej të cilave janë ruajtur rreth tridhjetë me skenën Neoptolemi e vret mbretin Priam (nga shek. VI-V. para e.s.), pastaj nga piktura Odiseu dhe Neoptolemi (gjendet në Muzeun Artistiko-historik në Vjenë dhe në Muzeun si Spina në Ferrera, nga fillimi i shek. V para e.s.), Ajanti në luftë me Neoptolemin, gjendet në Antikvarin e Mynihut (nga kalimi prej shek. VI - V. para e.s.), dhe përveç një numri të madh të të tjerave edhe nga piktura Oresti e vret Neoptolemin (gjendet në Koleksionin e M. Jattit në Ruvo). Në veprat e autorëve modernë, pothuajse as që e ndeshim.
Lidhje te jashtmë
Redakto- Commons: Neoptolemos – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale