Nertila Haxhia Ljarja ka lindur në qytetin e Shkodrën më 16 qershor 1971. Diplomuar në Histori pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Filologji – Histori (1993). Ka marrë gradën M.A. në Histori pranë Universitetit të Tiranës (disertacioni "Historia në fokusin e filozofisë") në vitin 2004. Në janar të vitit 2009, ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë pranë Universitetit të Tiranës.

Ka marrë pjesë në shumë seminare, simpoziume, konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagoge në Departamentin e Historisë, pranë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Ka botuar "Çështje të metodës dhe të kërkimit në shkencën historike" dhe "Histori e feve".