Netë shqiptare (Joseph Luitpold Stern)
"Netë shqiptare" tregime me temë shqiptare me Autor Joseph Luitpold Stern. Përktheu Lindita Arapi - Boltz. Shtëpia botuese "Ideart", viti i botimit 2005. Faqet e librit 72.
Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por, në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej-këndej, vizitojnë njëri-tjetrin, përgjojnë njëri-tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje. Parakalimi i herëpashershëm i personave të gjymtuar që shfaqet në shumë nga këto tregime, duket si metaforë e gjymtimit mendor që ka infektuar kohën tonë.