Nevruzi (roman historik)
Nevruzi Gjinia: Roman historik. Autori: Mehdi Frashëri. Shtëpia botuese: "Plejad". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 184. ISBN 978-99956-57-83-3
Fragment nga libri
Ajasi kur arriti në luftë mori kumandën, si oficer q'ishte; i vuri në radhë, grekërit kishin bërë këngë:
"Ra në vësë zbuti dhen
Shkeli kryqi Muhamenë
Grat e turqet për ne mbenë
Të na siellinë kafenë."
Ca grekomanë tradhëtorë, që mohonin gjakun e tyre, gjuhën e tyre, besën shqiptare dhe zakonet fisnike, kto këngë i përkthenin në shqip kundra atdhetarëve të tyre.
"Spiroja këndon këtë këngë:
More grek o maskara,
Ç'të lipset lufta me na,
Na jemi djemt' e Arbërisë
Ju ini bijt' e Rospisë,
Kryq' e hënë bëjnë be,
Se na s'kemi din' e fe,
Kemi fen' e Perëndisë
Dhe dëshirën e lirisë,
Shënjë kemi Arbërinë
Dhe si fe vëllazërinë
Pushk e jatagan në dorë
Dhe fitore në kurorë,
Gjithë vdesim me hiri
Se s'pranojmë skllavëri,
Ju të liq e tradhëtorë
S'na gënjeni mor të gjorë
Me Ungjill e me Kuran
Nuk na ndani dot veçan.