Newsletter Albanien
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Newsletter Albanien (me kuptimin Letërlajmi Shqiptar) është një tablo lajmesh zvicerane në disa gjuhë që përcjell aktivitetet e botimit të librit shqip dhe botimeve në gjuhë të tjera nga shqiptarët. Përpos artikujve mbi projektet e organizatave të vendosura në Shqipëri, gazeta jep të dhëna të përgjithshme mbi Shqipërinë - kulturën, historinë, politikën, ekonominë dhe përditshmërinë shqiptare. Gazeta pretendon të jetë një forum i lexuesve. Përndryshe amëzregjstri i saj është brenda amëzes Albanian.ch .
Sipas paraqitjes së tyre në Internet, gazeta i dedikohet personave me venbanim në Zvicër dhe vendet përqark saj dhe botohet me qëllim të informimit të këtyre lexuesve me të dhëna që nuk merren nga burime tjera të zakonshme.
Gazeta u nxorr në vitin 1993 dhe si qëllim kishte informimin e organizatave të shumta që vepronin në Shqipëri për qëllime humanitare. Me këtë tentohej që këtyre organizatave t'i ofrohej një mjet ndihmës koordinues. Për këtë qëllim gazeta vë në ndihmë aty ku është e mundur redaktorët e saj.
Në fillim gazeta financohej me mjete nga një kredi zvicërane e quajtur "Osthilfekredits". Ndërkohë, (2008) gazeta financohet nga parapaguesit dhe sipas botuesit qëllimi nuk ishte përfitimi në të holla, qëllim i cili nuk ndiqet as sot.
Të dhëna teknike
RedaktoSelia e botuesit gjendet në Zvicër - Zürichbergstrasse 205 CH - 8044 Zürich, Redaktor përgegjës është Lars Haefner, botues i saj është shoqëria "Verein newsletter Albanien" me adresë të njëjtë si të redaktorit.
Lidhje të jashtme
Redakto- Amëza zyrtare albanien.ch