Nexhat latifi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Titulli
RedaktoNexhat Latifi është veprimtar i njohur i arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.[1] Ai është babai i profesorit të njohur universitar Prof.dr. Veton Latifi, si dhe dy gazetareve të njohura shqiptare: Arta Latifi-Tahiri dhe Venera Latifi- Azizi.
Nexhat Latifi ka lindur më 19 shtator 1949 në Kumanovë në një familje të njohur arsimdashëse në këtë qytet që kishte prejardhjen nga fshati malor Shtrazë në Malësinë e Kumanovës. Në vitin 1953 familja e tij kthehet sërish në vendlindjen e të parëve ku shkolla fillore mundësonte vetëm ciklin e ulët të shkollimit. Që të përfundonin shkollën fillore fëmijëve të Shtrazës u duhej që të udhëtonin në fshatrat më të afërt të Kumanovës që ishin në largësi nga 2-3 orë. Është e njohur sakrifica e Nexhat Latifit për t’u shkolluar duke udhëtuar me orë të tëra nëpër borë e shi për katër vjet me rradhë si fëmijë deri te shkolla më e afërt e minierës së fshatit Llojan, duke mos hjekur dorë për shkollim në asnjë çast.
Profesori Nexhat Latifi ka merita të vecanta në edukimin dhe ngritjen e brezave të shumta të të rinjve shqiptarë gjatë veprimtarisë së tij arsimore 40 vjecare në rrethin e Kumanovës. Me rastin e 128 vjetorit të ditës së arsimit shqip, Shoqata e arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë më 7 mars 2015 i ndau Nexhat Latifit Mirënjohjen e “Mësuesit të dalluar post-mortum”.
Nexhat Latifi ishte mësimdhënës i gjeografisë në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Që nga vitit 1974 kur përfundon studimet për gjeografi dhe histori, e deri në fund të jetës së tij më 17 janar 2015, ai i mbeti besnik mësimdhënies në këtë shkollë. Ai ishte njohës i jashtëzakonshëm i gjeografisë dhe astronomisë.
Më 21 shtator të vitit 2019 me rastin e shënimit të 70 vjetorit të lindjes së profesorit Nexhat Latifi u shpalos shtatorja e tij në Malësinë e Kumanovës në fshatin Shtrazë, në trekëndëshin kufitar me Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Në praninë e veprimtarëve të shumtë të arsimit e kulturës, diplomatëve, familjeve të njohura atdhetare nga të gjitha trevat shqiptare, ish nxënësit e tij dhe familjarët e përkujtuan kontributin e tij në arsim, urtësinë, tolerancën dhe qëndrimin e tij stoik përballë ndryshimeve të kohës.[2] Njëkohësisht, pranë bustit të profesor Nexhat Latifit, nga ana e djalit të tij, u ringrit edhe kulla e dikurshme e të parëve të familjes mbi themelet e vjetra të shtëpisë së dikurshme, në shenjë kujtimi të sakrificës dhe qëndrimit të tij për shkollim, edhe përskaj udhëtimeve të gjata e kushteve tejet të vështira.
- ^ http://fax.al/news/21966599/shpaloset-busti-i-veprimtarit-te-arsimit-nexhat-latifi.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shpaloset busti i veprimtarit kumanovar të arsimit, Nexhat Latifi". Iliria News Agency. 22/09/2019. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2019. Marrë më 01/08/2020.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!)