Nga ndryshon një letër ngushëllimi nga një nekrologji?
Nga ana e përkufizimit, letra ngushëlluese është pjesëmarrja shpirtërore me gojë a me shkrim në fatkeqësinë e të tjerëve, zakonisht të njohur a farefis. Kurse nekrologjia është një shënim ose njoftim për vdekjen e dikujt (zakonisht njeri publik).
E dyta, qëllimet për të shkruar një letër ngushëllimi ose një nekrologji janë të ndryshme. letra ngushëlluese është dërguar në raste fatkeqësish kur fjalët e thëna apo të shkruara për raste të tilla duhet të shërbejnë si qetësues dhe duhet t’i japin forcë atij që e ka pësuar fatkeqësinë. Ndërsa nekrologjia shërben si një njoftim dhe përkujtim publik.
Si rrjedhim, përmbajtja ose formulat e këtyre shkrimeve ndryshojnë nga njëri tjetri. Shkruesi i letrës ngushëlluese duhet të shprehë ndjenjë të vet për fatkeqësi dhe bëjë fjalë për marrëdhënie të ngushta me të vdekur dhe mbështetje për familjen e të vdekurit, etj. Nëpërgjithësi, mund të themi se letra ngushëlluese është personale dhe private. Por në nekrologji shkruhet njoftimi i kobshëm për vdekjen, jetëshkrimi i shkurtër i të vdekurit, etj. Domëthënë nekrologjia është më zyrtare, më e gjatë , dhe me më shumë hollësi e informacione.
Ndryshon një letër ngushëllimi dhe një nekrologji edhe nga lexuesit e tyre. Sepse letra ngushëlluese lexohet vetëm nga familja e të vdekurit, kurse nekrologjia, si një njoftim, lëshohet në publikë.