Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ngjarjet në pranveren e 1981 ne Kosovë nuk janë kundërrevolucion Nga libri i botuar në Biel nga "Zëri i Kosovës", në vitin 1986. Faqe 150.
Formimi i organizatës “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” Organizata ―Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë‖, u formua në muajin maj të vitit 1960. Fillimisht, organizatorët dhe themeluesit e organizatës ishin: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha. Që të tre edhe më herët kishin qenë të përndjekur politikisht (1952-1954), dhe kishin përjetuar kalvarin e burgjeve të Goli Otokut si Kadri Halimi e Ali Aliu, ndërsa Ramadan Hoxha kishte qenë në Burgun e Mitrovicës së 215 Kadri Halimi Sremit. Veprimtaria e kësaj organizate u zhvillua kryesisht në formë treshesh, dhe në bazë të dokumenteve shihej se kishte një numër të konsideruar anëtarësh. Edhe kjo, sikurse edhe organizatat tjera ilegale kishte programin e saj, që kryesisht e mbështetej në kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejës, Konferencës së Bujanit dhe të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Organizatorët e organizatës ishin të mendimit se pasi të zgjidhen përfaqësuesit nga komunat e rrethet ku ishin formuar komitetet, përfaqësuesit e tyre do të merrnin pjesë në Kuvend, dhe udhëheqësia e ngushtë e kryetari i saj do të zgjidheshin me vota të fshehta, por deri më atë kohë organizata do të udhëhiqej nga një organ i përkohshëm që do të quhej ―Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë‖ Kërkesat imediate të organizatës më vonë ishin përfshirë në programin e organizatës, të cilat ishin: 1. Të ndërpritet represioni mbi shqiptarët, 2. Të eliminohen padrejtësitë dhe diskriminimi, 3. Të lejohet përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, përdorimi zyrtar i flamurit shqiptar si dhe përdorimi i tij privat, 4. Gjuha e barabartë zyrtare në administratë dhe kudo qoftë në jetën e përditshme të jetë edhe shqipja, 5. Të punësohen sa më shumë shqiptarë në çdo lëmi të jetës ekonomike dhe shoqërore, sidomos në vendet udhëheqëse. Të synohet arritja e përpjesëtimit të numrit të përgjithshëm në strukturën e banorëve në lëmin e punësimit. 6. T‘u jepen edhe shqiptarëve të punësuar më shumë banesa, përkatësisht përpjesëtimisht me numrin e të punësuarve, sepse në atë kohë shqiptarët shfrytëzonin një përqindje shumë të vogël e të papërfillshme të fondit të banesave shoqërore. 7. Maturantëve shqiptarë t‘u lejohet studimet në Universitetin e Tiranës, 8. Të hapën në Prishtinë e gjetiu fakultete e shkolla të larta, 9. Të hapet një universitet në gjuhën shqipe në Prishtinë për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi, 10. Të rihapet Instituti Albanologjik i Prishtinës, i cili qe mbyllur në vitin 1957. Këto ishin dhjetë kërkesat të cilat organizatorët i kishin futur në programin e organizatës, të cilat më vonë pjesë-pjesë u realizuan. 216 Pas një aktiviteti të dendur të anëtarëve të organizatës, komitete të organizatës brenda një kohe shumë të shkurtër u formuan në shumë qytete dhe fshatra anekënd ku jetonin shqiptarët. Sipas organizatorëve llogaritnin se në të ishin të anëtarësuar mbi 200 veta, ndërsa sipas të dhënave të pushtetit, thuhej se në të aderonin mbi 3000 veta. Mund të jetë kështu, ngase të gjithë anëtarët që ishin angazhuar në organizatë ishin të lirë që të angazhonin në formë të pavarur edhe njerëz të tjerë, vetëm se kërkohej që të kishin një biografi atdhetare të verifikuar. Siç dihet aktiviteti ilegal funksiononte në formë të treshit dhe ishte krejt e mundur, që edhe mos të dihej numri i saktë i anëtarëve. Në proceset gjyqësore u akuzuan dhe u dënuan mbi 40 veta. Të gjithë këta u akuzuan për vepra penale të rrezikimit të integritetit territorial të Jugosllavisë, sipas nenit 101, pika 1 të Ligjit Penal të Jugosllavisë. Këta ishin: Kadri Halimi, (7, 6), Ali Aliu, ( 8 ), Ramadan Hoxha, (8 ), Hyrije Hana, (5 ), Hasan Dumani, (5), Zenel Hajrizi, (5), Beqë Heta, (5), Enver Tali, (5), Amir Gashi, (5), Enver Selimi, (5), Sheh Tefik Mustafa, ( 4), Zeqir Hajrizi, (4 ), Mustafë Mehmeti, (4 ), Ali Xhelili, (3, 6), Arif Heda, (3, 6), Haki Agushi, (3, 6 ), Sadri Imeri, (3), Asllan Mareci, (3), Ilmi Ferizi, (3), Fevzi Aliu, (3), Nehat Selimi,(3), Nuredin Aliu, (3), Banush Ademi, (3), Ismail Selimi,(3), Mulla Nuredin Xhemaili, (2, 6), Mafak Ahmeti, (2), Ilmi Avdiu, (2 ), Selman Hasani, (2), Ramiz Ahmeti- Cernica, (1, 6), Muharrem Jakupi, (1, 6), Hamit Ibrahimi, (1), Jahi Ajeti, (1), Liman Jashari, ( 1), Zahir Sakipi, (1), Sabri Mareci, (1), Bajram Kokolari, (1), Hetem Ajdini, (1), Miftar Mustafa, (1), Ramadan Rexha, (1), Jetish Depca, (1). Organizata ilegale “Mujo Ulqinaku” Gjatë viteve të terrorit e të dhunës, më 1962, në Gjilan ishte formuar një organizatë ilegale ―Mujo Ulqinaku‖, e cila udhëhiqej nga poeti Rexhep Elmazi. Organizata në programin e saj kishte si qëllim suprem angazhimin dhe luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Brenda dy viteve sa veproi organizata , anëtarët e saj, që ishin kryesisht të rinj kishin kryer disa aksione në Gjilan e rrethinë siç ishin shkrimi dhe shpërndarja e parullave të shumta, kishin ngritur flamujt kombëtar dhe kishin shpërndarë në shumë lagje e fshatra shumë afishe. Më 1964, në muajin prill, organizata ―Mujo Ulqinaku‖, me propozimin e udhëheqësisë së organizatës LRBSH, respektivisht pas kontaktit që kishte Rexhep Elmazi me Zeqir Gërvallën dhe pas njohjes me programin e organizatës, anëtarët e Gjilanit me një qëndrim unanim vendosin që t‘i bashkohen organizatës më të madhe, që degët e saja i kishte në tërë Kosovën. 217 Komitetin e ri të organizatës së sapoformuar përsëri e udhëheq Rexhep Elmazi, duke bërë edhe anëtarësimin e shumë studentëve e nxënësve nga Gjilani. Posa formohet komiteti fillohet edhe me aktivitete të shtuara. Merret qëndrimi që më 12 e 13 prill 1964, në Gjilan të ngriten flamujt kombëtarë, gjithsej pesë copë nga Rexhep Elmazi, Fehmi Elmazi, Isa Bajrami dhe Abdyl Qerimi. Në komitet për aktivitetin e treguar dallohen : Rexhep Elmazi, Fehmi Elmazi, Isa Bajrami, Abdyl Qerimi, Beqir Musliu, Isa Azizi, Elmaz Bajrami, Mehdi Bajrami, Rafet Bajrami, Gani Ahmeti, Shefki Hoda, Vehbi Hoda etj. Më 31 maj 1964, Komiteti i LRBSH-së në Gjilan mbajti edhe një mbledhje në të cilën u konstituan organet udhëheqëse të sajë. Rexhep Elmazi (―Luli‖), zgjedhet kryetar i Komitetit të Gjilanit, Isa Bajrami,(―Koka‖), sekretar, Abdyl Qerimi,(―Shyti‖) sekretar për informim dhe Fehmi Elmazi, (―Hakiu‖) arkëtar. Ç‘është e vërteta, komiteti i Gjilanit veproi shumë shkurt, por bie në sy aktiviteti i dendur i anëtarëve të saj, për shkak të angazhimit të madh në kryerjen e aksioneve të ndryshme. Komiteti u zbulua dhe shumë anëtarë të saj u dënuan me shumë vite burg. Më 10 e 11 gusht 1964 u organizua procesi gjyqësor kundër anëtarëve të këtij komiteti: Rexhep Elmazi u dënua me 9 vite, Fehmi Elmazi me 4 vite , Isa Bajrami me 7 vite dhe Abdyl Qerimi me 3 vite ( të gjithë do të dënohen më të ashtuquajturin burg të rëndë). Plenumi i Brioneve (1 korrik 1966) Edhe pse pati tendencë që kjo periudhë historike të hidhet në harresë, ose të shtrembërohen vlerësimet dhe vendimet e sajë, rëndësia e Plenumit të Brioneve dhe e tërë kjo periudhë, kishte dhe sot ka rëndësi historike, veçmas për nga dhuna, terrori dhe masatë e përcjelljes e ndjekjes që u aplikuan ndaj shqiptarëve menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e më vonë. Në harkun kohorë 1966-1981, shqiptarët sadopak patën një jetë më të durueshme dhe morën frymë më lirshëm. Krahasuar me kohën para plenumit, gjithsesi koha që do të pasojë ishte diç më e durueshme. Do të ishte gabim po të besohej se në këtë kohë shqiptarët ishin çliruar plotësisht prej shtypjes dhe dhunës politike e shtetërore. Edhe pas Plenumit të Brioneve, Jugosllavia kishte ngelur shtet policor, dhe diktaturën e saj e shprehte pikërisht ndaj popullsisë shqiptare duke tentuar përsëri me të njëjtin terror dhe me të njëjtat padrejtësi. Por, në këtë kohë bie në sy, sidomos një politikë më perfide dhe më dinake, që me mjeshtri filloi ta aplikonte Titoja ndaj pjesës më të prapambetur dhe më të shfrytëzuar të ish-Jugosllavisë- Kosovës. Bie në sy, menjëherë pas Plenumit të Brioneve (1966), se gjoja ajo e revidoi politikën e ―gabimeve‖ ndaj shqiptarëve, dhe gjoja po i hapte ―dyert e perspektivës‖ për shqiptarët. Plenumi, ia hodhi fajet gjoja nacionalizmit serb apo 218 më shkurt, Ministrit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviqit.Nëse Rankoviqi ishte xhelati që bëri të gjitha ato krime, shtrohet pyetja, ku ishte KQ i PKJ-së, KQ i PKS-së, e mos të ndalemi në anëtarët e kreut partiak të Kosovës. A thua, si mund të shpjegohet shpërngulja e qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta; aksioni i mbledhjes së armëve, dhe krejt në fund kush e nënshkroi dhe e aktivizoi Konventën jugosllave – turke të vitit 1938. Statistikat dëshmojnë se nga viti 1953-1960 nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare në ish Jugosllavi u shpërngulën mbi 283.000 shqiptarë. Sipas një raporti të komisionit të formuar nga Komiteti Komunal i Gjilanit, pas Plenumit të Brioneve , i cili kishte për detyrë që të bënte vlerësimin e keqpërdorimeve nga ana e organeve të sigurimit jugosllav, është konstatuar se në Sektorin e SPB-së në Gjilan (rrethi i dikurshëm), deri në atë kohë ishin hapur mbi 8.000 dosje për shqiptarët e kësaj ane, intelektual e të tjerë, që mbaheshin si ―të dyshimtë‖ dhe përcilleshin këmba-këmbës. Në të njëjtin dokument thuhej se prej 70 personave sa ishin të punësuar në këtë sektor, vetëm 8 prej tyre ishin shqiptar, por asnjëri prej tyre nuk ishte në vend udhëheqës. Edhe pse u mbajt Plenumi i Brioneve dhe u dënua politika gjenocidale e Aleksandër Rankoviqit, megjithatë vitet në vijim dëshmojnë të kundërtën, se politika jugosllave edhe pas plenumit, s‘ishte politikë e parimeve dhe e lirisë, por thjeshtë, ishte politikë e parimeve mashtruese dhe e lirisë manipuluese.
Demonstratat e vitit 1968 ne Gjilan
RedaktoRinia studentore dhe intelektualët e paktë, pas vitit 1945 që vije në shprehje pas vitit 1966, thjesht ishte një rini që aspironte të luftonte për të drejtat kombëtare, rreth angazhimi permanent kundrejt robërisë dhe okupatorit shekullor. Ajo mirë e kishte kuptuar se dallonte shumë nga ajo rini botërore, ngase kjo kishte synime, detyra dhe obligime të qarta liridashëse, nga ato që ndodhnin në botë. Shqiptarët në ato vite bënin luftë për lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar, për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, kërkonin universitetin të cilin nuk e kishin e çka jo tjetër. Mbi të gjitha shqiptarëve iu mungonte liria që aq shumë e kishin kërkuar,luftuar dhe ishin angazhua për te. Pamje nga Demonstratat e vitit 1968 Duke i hetuar dhe duke i parë se sa të robëruar ishin, po ajo rini mori mbi vete obligimin më të madh, por edhe më dinjitozin, për të organizuar dhe për të dalë në ballë të tyre,duke i organizuar demonstratat e vitit 1968 ,që do të shënojnë një kohë të rëndësishme në historinë e Kosovës. Grupi politik i demonstratave i kishte dhënë për detyrë Asllan Kastratit që merrej me organizimin e tyre në Gjilan e rrethinë. Ai, me 10 nëntor 1968, udhëton për Gjilan dhe takohet me Rexhep Malën, Fatmir Salihun dhe Irfan Shaqirin. Që nga ajo ditë, në mes studentëve që kishin marrë përsipër që të organizonin demonstrata, kishte takime të përditshme, dhe në shtëpi të ndryshme. Kur lindi nevoja të shkruhen parullat, ata siguruan një bunker, që gjendej në afërsi të shtëpisë së Fatmir Salihut. Për herë të fundit ata u takuan më 26 nëntor 1968, dhe në këtë mbledhje u caktuan të gjitha detyrat dhe me përpikërinë më të madhe çdo gjë u përgatitë dhe ishte e gatshme për ditën e nesërme festive siç e quante Rexhep Mala. Demonstrata ishte paraparë të fillonte më 12 e 05h, duke filluar nga Shkolla e Mesme Ekonomike për të vazhduar në drejtimin e stacionit të autobusëve. Sipas të dhënave që japin organizatorët, thuhet se në demonstratat e Gjilanit me rrethinë morën pjesë mbi 2000 shqiptarë. Personat që nuk kishin mundur të organizonin demonstrata në lokalitetet e veta, kishin nxituar që t‘iu bashkëngjiteshin demonstruesve në qytetin e Gjilanit. Aty do të vinin njerëz nga Vitia, Kamenica, Kaçaniku, Presheva, Bujanoci .... Nga organizatorët të cilët kishin marr përsipër organizimin e demonstratave kuptohet se me një kujdes dhe me një vigjilencë përcillej çdo gjë që ndodhte ato ditë në Gjilan, sepse çdo lëvizje ishte nën survejim. Në krye të demonstratave ndodheshin organizatorët e tyre. Për ta bartur flamurin kombëtar shqiptarë ishte caktuar vasha trime Vahide Hoxha nga fshati Cërrnicë e Gjilanit, ndërsa flamurin jugosllav ishte caktuar që ta barte Mehmet Emini. Si në qendrat tjera të Kosovës ku ishte vendosur që të mbahen demonstrata, ashtu edhe në Gjilan u mor qëndrimi që të shkruhen dhe të shpalosen të njëjtat parulla. Në rrugët e Gjilanit, demonstruesit brohoritën këto parulla: ―Duam Vetëvendosje‖, ―Duam Universitet‖, ―Duam kushtetutë‖, 220 ―Kushtetutë-Republikë‖.etj. Edhe pse organet e sigurimit dhe aktivistë të shumtë të LKJ-së u munduan që të qetësonin masën e tubuar, ata nuk ia dolën. Kur demonstruesit në mënyrë paqësore parakalonin rrugëve duke brohoritur parullat e lartpërmendura, policia ndërhyri, duke përdorur shkopinj gome dhe dhunë. Edhe demonstruesit e gjilanas nuk qëndruan duarkryq. Për guximin e treguar u dalluan sidomos studentët e nxënësit si : Ilmi Ramadani, Vahide Hoxha, Zija Shemsiu, Fetije Bajrami, Mynivere Kastrati, Vildane Ahmeti, Fazli Abdullahu, Xhavit Dërmaku, Njazi Korça, Shemsedin Kastrati etj. Demonstrata zgjati katër orë dhe mund të thuhet se suksesi ishte i plotë. Pasi përfundoi me demonstrimi, pjesa dërmuese e organizatorëve vazhduan rrugën për në Prishtinë, për t‘iu bashkuar shokëve të tyre në demonstrata.. Për angazhimin, organizimin dhe pjesëmarrjen në demonstrata, hetuesit e udbashët filluan të gjurmojnë organizatorët dhe pjesëmarrësit. Shumë shqiptarë u arrestuan e shumë nga ata u dënuan, por politika jugosllave si gjithmonë ishte e kujdesshme me një qëllim të caktuar, që në opinionin ndërkombëtar nuk donte të zgjonte kureshtjen ngase ajo vazhdimisht thoshte se punën me forcat burokratike e kishte përfunduar më 1966 (në Plenumin e Brioneve). Për pjesëmarrjen në demonstrata, në Gjilan do të denohën: 1. Irfan Shaqiri, student nga Gjilani, me 1 vit burg, Beqir Qerimi, (student), me 1 muaj burg, ndërsa, me procedurë të shpejt, gjykatësi për kundërvajtje i KK të Gjilanit, iu shqiptoi dënimet: Fatmir F. Salihu prej 30 , Rexhep Malës prej 25 dhe Ahmet Hotit 20 ditë burg. [2]
Demonstratat e vitit 1981 dhe represioni shtetëror ndaj shqiptarëve
RedaktoDemonstratat e studentëve shqiptarë në Kosovë u organizuan dhe filluan më 11 mars 1981. Po atë natë duke filluar që nga instancat më të ulëta e deri në ato më të lartat, që nga krahinat, republikat e deri në federatë, që nga organizatat bazë e deri në Komitetin Qendror të LKJ- së u mblodhën dhe diskutuan për ngjarjet në Kosovë. Të gjithë nxitonin se kush më parë të propozojë masat më drakoniane, se kush të parashtrojë planet më shtypëse e më antihumane ndaj atyre që morën pjesë në demonstrata. Me shpërthimin e demonstratave të studentëve të Universitetit të Kosovës, edhe një herë u vërtetua se e tërë kjo ishte një revoltë e akumuluar ndër breza e shekuj me radhë, duke kaluar nga veprimtaria e organizatave dhe e grupeve ilegale, që ishin sakrifikuar, në kërkesa të hapura dhe legale. Studentët e atij brezi u gjakosën, dolën përballë armatës jugosllave vetëm me forcën e shpirtit plot liri. Rezistenca e tyre u parapriu të gjitha 221 Hydajet Hyseni gjatë Demonstratave 1981 çështjeve të pazgjidhura etnike, për të cilat u njoftua bota në vitet që pasuan. Rinia shqiptare në ish-Jugosllavi zbuloi jo vetëm gjendjen kritike të popullit të vet, por edhe konfliktin që ekzistonte i mbuluar në shkallë universale historike njerëzore dhe kombëtare në Ballkan. Në mënyrë ciklike studentët e populli, në forma të ndryshme, nëpër dekada shprehën e manifestuan pakënaqësinë e tyre. Dhe, mbeti i vetmi popull që më së shumti u ballafaqua me kërkesën legjitime për liri dhe pavarësi, si një çështje e drejtë historike, e krijuar në ciklin kohor të padrejtësive historike. Ata, dy dekada para përfundimit të këtij mileniumi do të kërkonin vetëm atë që u takonte - të drejtën e tyre, kërkonin që kjo pjesë e robëruar të fitonte lirinë e merituar. Kjo kërkesë shteteve të botës do t'u trokasë në ndërgjegje si një vonesë historike. Vetëm pesë ditë pas, më 1 e më 2 prill, me kërkesat e demonstruesve u solidarizua i gjithë populli. Sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe gjatë këtyre demonstratave pati 9 të vrarë dhe 15 të plagosur, ndërsa forcat e policisë serbe patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur. Në këto demonstrata populli i Kosovës u ngrit si një trup i vetëm dhe zbrazi tërë pezmin, tërë revoltën dhe tërë urrejtjen e vetë kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar gjatë dekadave të robërisë në ishJugosllavi. Ato zgjatën gjatë gjithë pranverës së vitit 1981 dhe konsiderohet se ishin demonstratat më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe në Evropën Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Në to, në forma të ndryshme mori pjesë i gjithë populli shqiptar. Demonstratat e vitit 1981 ishin REFERENDUMI më i suksesshëm dhe më bindës i nënshkruar me gjakun e popullit tonë. Në kërkesat e demonstratave të Gjilanit në pranverën e vitit '81 dominuan parullat për ―Kosovën-Republikë‖. Këtë e argumentojnë edhe parullat e tjera, siç ishin: ‖Kosova kosovarëve‖, ‖Duam Republikë‖, ‖Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë", ‖E duam flamurin kombëtar‖, ‖Duam bashkimin e trojeve shqiptare‖ e të tjera. Këtyre kërkesave të ligjshme të popullit shqiptar udhëheqja jugosllave iu përgjigj me zjarr e me hekur. Pas ngjarjeve të 11 marsit, nuk shkoi gjatë, dhe më 2 prill 1981 Beogradi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe ndaloi qarkullimin e mbi dy vetëve së bashku në vende publike. Ndërpreu mësimin në shkollat fillore, në ato të mesme dhe në Universitet. 222 Procesi gjyqësor i Grupit të Gjilanit, 1982 Mbylli konviktet e studentëve dhe të nxënësve në Prishtinë. Në ditët në vijim vazhduan demonstratat studentore në tërë Kosovën. Pas këtyre demonstratave, organet e pushtetit, dhjetë ditë para afatit urdhëruan përfundimin e ligjëratave në Universitet. U ndërpre qarkullimi i postës dhe të gjitha lidhjet telefonike. Patrullat e policisë dhe ato ushtarake kontrollonin të gjithë kalimtarët dhe automjetet në komunikacion. Kështu, Kosovën e izoluan nga pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, duke bërë përpjekje që të shkëputnin çdo lidhje të saj me botën. Ndonëse opinioni ndërkombëtar këto demonstrata i cilësoi paqësore, ndonëse këto demonstrata kishin karakter demokratik, kombëtar e paqësor, në Kosovë nga çdo republikë jugosllave vërshuan njësi të shumta policësh dhe ushtarakësh. Kundër demonstruesve duarthatë u përdorën bomba me gaz lotsjellës, shkopinj gome e kërbaçë, gazra helmuese kimike, armë zjarri, tanke, helikopterë, autoblinda, aeroplanë luftarakë, bile-bile edhe të tipit ―MIG-21‖.Në marshin protestues pati të vrarë dhe të plagosur, të arrestuar dhe të arratisur jashtë atdheut; madje vetëm në shtetet perëndimore, atje ku shpresohej në demokraci dhe assesi në shtetet lindore dhe komuniste. Gati një brez i tërë, ne forma të ndryshme gjenocidi u flijua në altarin e shenjtë të atdheut , për Kosovën Republikë. Megjithëse kërkesat që u shtruan në demonstrata ishin të drejta, të ligjshme dhe nuk dilnin jashtë kornizave të Kushtetutës së RSFJ-së, megjithatë ato u cilësuan si ―kundërrevolucionare‖, ndërsa studentët dhe pjesëmarrësit u cilësuan "armiq‖, ‖kundërrevolucionarë‖ dhe ―irredentistë shqiptarë‖. Këto epitete shërbenin si kategori themelore me të cilat përcaktoheshin, karakterizoheshin dhe dënoheshin demonstratat dhe demonstruesit. Këto epitete u përdorën vetëm e vetëm që të legjitimoheshin dhe të justifikoheshin masat e mjetet e dhunës që i zbatonin në këto ngjarje. Ndaj ―armiqve të popullit‖, okupuesi përdori masat më drastike: i rrahu, i keqtrajtoi, i torturoi, i arrestoi dhe i dënoi me burg të rëndë deri në 15 vjet, ndërsa ndaj familjeve të tyre u aplikuan edhe masa izolimi . Rasti më makabër, ishte likuidimi i shqiptarëve në mërgim, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Enver Hadri etj. Vrasjet dhe mizoritë ndaj shqiptarëve nuk kishin të ndalur. Ato vazhduan deri në vitet e fundit të shekullit XX. Më 11 janar 1984, po ashtu, 223 vriten dy të rinj shqiptarë: Rexhep Malae Nuhi Berisha, ndërsa Zija Shemsiu vritet në Burgun Qëndror në Beograd. Këta nuk ishin të vetmit. Aktet rrëqethëse të vrasjeve vazhdojnë në rrugë, në shtëpi, në shkolla, në ushtri e në vende të tjera publike. Parulla e asaj pranvere të vitit '8l “Republikë, kushtetutë - ja me hatër, ja me luftë‖, paralajmëroi se për një qëllim të tillë, nëse paraqitet nevoja, edhe do të luftohet. Ishte kjo dëshmi e një sinjalizimi qysh atëherë pararendës të një bërthame të kësaj force, që me emrin UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, do të shfaqet në momentin me të duhur historik, për mbrojtjen si të popullit, ashtu edhe të tokave shqiptare, që ishte përpjekje dhe dëshirë brezash të gjakosur shekuj me radhë. Demonstratat e 81-shit do të shfrytëzohen si alibi për të hedhur në burg gati një të tretën e popullsisë shqiptare që jetonte nën Jugosllavi. Si vepra të rënda penale politike, gjatë kësaj periudhe pushteti serb i konsideronte demonstratat paqësore, manifestimet politike, kërkesat e drejta të studentëve, të cilët në mënyrë të drejtë dhe të argumentuar kërkonin zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve dhe të Kosovës. Një shpërthim i tillë masiv e demonstrues i pakënaqësisë popullore, ishte vetëm pasojë logjike e plotësimit të pjesshëm të kërkesave të studentëve nga ngjarjet e vitit 1968, kur me mjeshtëri u ishte ikur realizimit të kryekërkesës së tyre - asaj për avancimin politiko-juridik të statusit të Kosovës në Republikë. Është e ditur se dy ditë pas demonstratave të 26 marsit të vitit 1981, pikërisht më 28 mars, në kompetencat e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës, padrejtësisht ndërhynë Federata dhe Serbia, ndonëse me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 na e kishin ―siguruar autonominë‖. Me këtë rast u burgosën rreth 70 mijë shqiptarë, me kundërvajtje dhe me burgim të rëndë do të dënoheshin deri më 15-20 vjet, ndërsa nëpër duar të policisë kaluan mbi 700 mijë vetë. Nga kjo mund të konkludohet se çdo i treti shqiptar përjetoi ―kontaktin‖ e afërt me policinë, qoftë nëpërmjet hetimeve, qoftë nëpërmjet burgosjeve e dënimeve për vepra penale apo edhe për kundërvajtje të karakterit politik.Disa prej të burgosurve politikë, nga burgjet i nxirrnin në arkivole. Kështu, as pas sa vjetësh nuk dihet se si saktësisht u likuidua i burgosuri Zija Shemsiu , në burgun e Beogradit etj. Të gjitha këto, u bënë me pretekstin se, duke marrë pjesë në demonstrata dhe duke formuar organizata të ndryshme ilegale, paskan bërë vepra penale. Shpërndarja e organizatave të LK-së, dhe përjashtimet e anëtarëve, u bë dukuri e përditshme. Motivacioni kryesor ishte se ― nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë diferencimin‖. U shpërndanin organizatat në ndërmarrjet punuese, por edhe nëpër fshatra. Kjo fushatë që u ndërmor nga pushteti, rëndë goditi popullsinë e komunës së Gjilanit.[3]
Referencat
Redakto- ^ Nga libri i botuar në Biel nga "Zëri i Kosovës", në vitin 1986. Faqe 150
- ^ Demonstratat e vitit 1968-1981 dhe represioni shtetëror ndaj shqiptarëve[lidhje e vdekur]
- ^ Demonstratat e vitit 1968-1981 dhe represioni shtetëror ndaj shqiptarëve[lidhje e vdekur]