Ndryshimet klimatike

Ngroja Globale
(Përcjellë nga Ngrohja globale)
This is the stable version, checked on 7 maj 2023. 1 pending change awaits review.


Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.

Anomalia mesatare e temperatura atmosferike e tokës dhe e sipërfaqeve të deteve, kështu është rindërtuar nga IPCC, në 150 vitet e fundit

Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.

Ngrohja globale aktuale po shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dioksidi i karbonit e metani i cili çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat, si dhe industria e mishit. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Rrymat oqeanike një faktor tjetër që ndikon në ngrohjen globale.Bazohet në ndikimin e dy rrymave të mëdha oqeanike:Rryma e Golfstreem-it dhe ajo e Atlantikut Verior në thellësi.Një faktor tjetër i rëndësishëm janë Pllakat Tektonike. Ky ndryshim ndodh me lëvizjen e pllakave lidhur me sasinë e CO2 të çliruar në atmosferë.

Mbeten edhe më pak se 10 vjet që njerëzimi të ulë me mbi 90% të çlirimit aktual të gazrave serrë, përkundrazi ndryshimet klimatike do të jenë të pakthyeshme, dhe efektet do të jenë shkatërrimtare, deri në zhdukje të qytetërimit njerëzor.Ne si qytetarë te Tokës duhet të marrim masa të menjëherëshme që fillimisht ta mbrojmë veten tonë, e më pas të gjithë Tokën dhe gjallesat në të.

Ngrohja globale është ndryshe e njohur si ngrohja graduale e sipërfaqes së Tokës, oqeaneve. Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit,e cila rezulton me permbytje në zonat e ulta bregdetare dhe si e tillë mund të jetë kërcënim i vërtetë për shumë vende.

Terminologjia

Redakto

Përpara viteve 1980, kur ishte e paqartë nëse efekti i ngrohjes i rritjes së gazeve serrë ishte më i fortë se efekti ftohës i grimcave të ajrit në ndotjen e ajrit, shkencëtarët përdorën termin modifikim i paqëllimshëm i klimës për t'iu referuar ndikimeve njerëzore në klimë.[1]

Në vitet 1980, termat ngrohje globale dhe ndryshime klimatike u bënë më të zakonshme. Megjithëse të dy termat nganjëherë përdoren në mënyrë të ndërsjellë,[2] shkencërisht, ngrohja globale i referohet vetëm rritjes së ngrohjes së sipërfaqes, ndërsa ndryshimi i klimës përshkruan tërësinë e ndryshimeve në sistemin klimatik të Tokës. Ngrohja globale

(e përdorur që në vitin 1975 [3] ) u bë termi më popullor pasi shkencëtari i klimës i NASA-s, James Hansen e përdori atë në dëshminë e tij të vitit 1988 në Senatin e SHBA-së.[4] Që nga vitet 2000, ndryshimi i klimës është rritur në përdorim.[5] Ndryshimet klimatike gjithashtu mund t'i referohen më gjerësisht ndryshimeve të shkaktuara nga njeriu ose ndryshimeve natyrore përgjatë historisë së Tokës.

Shkencëtarë të ndryshëm, politikanë dhe media përdorin tani termat krizë klimatike ose emergjencë klimatike për të folur për ndryshimin e klimës dhe ngrohjen globale në vend të ngrohjes globale.

Shiko edhe

Redakto
  Commons: Global warming – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ "What's in a Name? Global Warming vs. Climate Change" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2010. Marrë më 25 prill 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ "What's in a name? Weather, global warming and climate change" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2018. Marrë më 25 prill 2023.
  3. ^ "Climatic Change: Are We on the Brink of a Pronounced Global Warming?" (në anglisht).
  4. ^ "The Summer of 1988" (në anglisht).
  5. ^ "Talking about Climate Change and Global Warming" (në anglisht).

Lidhje të jashtme

Redakto