Niederbayern
Niederbayern është një prej shtatë qarqeve udhëheqëse në Bayern, por të mos ngatërrohet me rrethinën Niederbayern. Shtrihet në pjesën lindore të njësisë federale dhe kufizohet në veri me Oberpfalz, në verilindje me Böhmen, në juglindje me Oberösterreich, Austri dhe në jugperëndim me Oberbayern.
Fjala "Niederbayern" për herë të parë u shfaq në vitin 1255 gjatë ndarjes së trevave bavareze. Më parë Niederbayern ka qenë dhe më e madhe: asaj kohe i takonte edhe Chiemgau dhe rrethinat e Bad Reichenhall.