Niko Lito është futbollist i brezit të Leshtenit, Kapidanit. Çeçeos, Kasmit, Pukës, Pernaskës, Sejdinit, Ndojës e të tjerëve që karakterizohej nga goditja e fortë dhe palodhëshmeria në fushë. Të pa harruara goditjet e forta të dënimit. Njeri mjaft i edukuar ndonëse kaloj mjaft vështirësi ngaqë i ati kishte vdekur në internim si armik i pushtetit. Mbaj mënd të më ketë thënë faleminderit Refik Resmes që më dha mundësinë të luaja dhe të mbaronja inxhinierinë.

Unë dua të shtoj për këtë futbollist kohën kur me Kasmin, Ndojën, Rudin, Kurtin e Strumën Niko Lito ishte bombardieri i 5 shtatorit të Skraparit. Më e bukura që që të gjithë futbollistët e lartë përmendur ishin me "njolla" në biografi e luanin në Skraparin e Partisë.