Nikolin Lorenci ish sportist shqiptar. Ka lindur më 13 dhjetor 1949 në Lezhë. Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellën e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezonit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnjë ndeshje. Si futbollist me fanellën e Besëlidhjes ka luajtur në 5 sezone: 1970-71, 1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- -79. Pasi ka lënë futbollin Nikolin Lorenci, nuk i është ndarë fushës së blertë, pasi më vonë ka shërbyer si trajner i "Besëlidhjes", si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademitë private të futbollit në Lezhë, “Brians” dhe “Porto” (“Shënkolli). Më 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

U nda nga jeta më 21 nëntor 2020 në moshën 72 vjeçare nga COVID-19. [1] [2]


Referime

Redakto
  1. ^ https://shqiptarja.com/lajm/e-trishte-prej-nje-jave-ne-spital-me-covid-humb-jeten-ishfutbollisti-i-njohur-lezhjan/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2022. Marrë më 22 nëntor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)