Nikollë Bardhi
Nikollë Bardhi ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen shqiptare për çlirim në fund të shek.XVI e në fillim të shek.XVII. Rridhte nga familja e madhe e Bardhajve të Zadrimës. Nga viti 1594 deri pas vitit 1610 ishte peshkop i Zadrimës. Kryesoi më 1 nëntor 1598 kuvendin e Zadrimës dhe qe një ndër organizuesit kryesorë të kuvendit të Dukagjinit 1601-1602. Së bashku me Pal Dukagjinin u përpoq të siguronte interesimin e Venedikut për planet e këtij kuvendi. Vdiq pas vitit 1610 duke lënë si zëvendës në dioqezë të vëllanë, Gjergj Bardhin.