Nikollë Pjetri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Nikollë Pjetri ka lindur në fshatin Berishë të rrethit Pukë, më 5 prill 1937. Arsimin fillor e ka kryer në Berishë Vendi, dhe atë 7 vjeçar në rrethin e Shkodrës. Ka mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm, në shkollën "35 vjetori i Çlirimit" në qytetin Pukë. Ka kryer dy kurse 9 mujore për kualifikim profesional të punës e të jetës shoqërore. Ka mbaruar arsimin e lartë dhe është diplomuar në shkollën V.I. Lenin, në Tiranë. Per disa vite ka punuar në aparate admnistrative partiake e shtetërore. Është dalluar për korrektesi e sistematik në punë. Është i kujdesshëm në përcaktimin e datave e ngjarjeve historike dhe i mbështet mirë në literaturën përkatëse. Për shumë vjet ka punuar drejtues i zyrës së kuadrit, në Ndërmarrjen Bujqësore dhe Ndërmarrjen e Ujrave e Bonifikimit Pukë. Për merita pune në kryerjen e detyrave, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, e ka dekoruar me Urdhërin e Punës të kl. lI-të, me dekret nr. 4635 datë 24.1.1970. Ka botuar librin "Berisha •Pamje e përgjithshme etnografike." Ky është libri i parë që botohet me historinë e popullit të Berishës. Bukuria dhe forca e këtij libri qëndron në gërmimin e fakteve historike dhe shfaqjen e tyre para lexuesve.