Nikolla Kriezoti (1785-1855) është figura më e madhe revolucionare e Eubesë. Ai e ka prejardhjen nga fshatrat arvanitas të Karistas. Revolucioni në Eube ishte ndeshje midis arvanitasve të krishterë dhe arvanitëve myslimanë. Dhe, nëse nga ana e arvanitasve të krishterë shquhej Kriezoti, nga ana e arvanitëve myslimanë shquhej Alizoti. Është gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare në Eube u kufizua në ato zona ku ka arvanitë, d.m.th. në Eubenë jugore, në boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesë në betejat më të rëndësishme të Rumelisë dhe të Eubesë, por pas çlirimit filloi ndjekja e këtij heroi, që u burgos, dhe përfundimisht u detyrua të vetizolohet në Turqi, në Stamboll dhe në Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, që gjeti strehim te turqit heronj të 1821-shit, pas çlirimit, ishte një rregull pikëllues