Nikollë Marku
At Nikollë Marku është një prift shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë, në kala të Elbasanit, Shqipëri.
Nikollë Marku | |
---|---|
U lind në | 3 dhjetor, 1948 |
Vdiq | jeton |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | atë kishe |
Jeta
RedaktoI lindur më 3 dhjetor 1948 në qytetin e Elbasanit. Babai i tij ka qenë normalist në shkollën normale të Elbasanit, e cila ka qenë themeluesja dhe arkitektja e arsimit kombëtar shqiptar për përgatitjen e kuadrove të para të arsimit në rang kombëtar.
Gjatë periudhës së socializmit punoi si llogaritar në financë ndërsa me ngadhnjimin e demokracisë në Shqipëri udhëton në Greqi në studime teologjike por nuk i përfundon. Studimet i vazhdon në Shqipëri por përfundon përsëri. At Nikolla Marku përfundon arsimin dhe veshet prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë.
Për shkak të përplasjeve me Kryepeshkopin Anastas dhe drejtues në KOASH vendoset në Kishën e Shën Mërisë, në kalanë e Elbasanit, me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit kristian, duke siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti.[1]
KOASH nuk e njeh At Nikolla Markun si prift të ligjshëm dhe e konsideron vendosjen e tij në Kishën e Shën Mërisë, Elbasan, si uzurpim. Prej vitit 1996 At Nikolla Marku vazhdon të jetë në këtë kishë.