Nikolla Zengo
Ka jetuar ne gjysmën e dyte te shekullit te 18-te dhe gjysmën e pare te shekullit te 19-te. Për te kemi pak te dhenë. Dimë se ka qene ne Rusi. Prej asaj periudhe trashëgojmë 25 skica te bëra ne laps. Ato paraqesin figura e portrete aristokratesh te asaj kohe, me veshjet e tyre karakteristike ruse si dhe skena fetare si "Kryqëzimi", "Ngjallja e Krishtit". Skicat dëshmojnë se autori është piktor, qe e njeh mire mjeshtërinë e tij dhe se ato përbejnë punën përgatitore te piktorit për pune te tjera përfundimtare, te cilat fatkeqësisht nuk i njohim por tregojnë se autori i tyre ishte piktor i njohur për kohën dhe jo person pa talent dhe kulture profesionale.