Niels Bohr

fizikan danez
(Përcjellë nga Nils Bor)

Niels Henrik David Bohr (7 tetor 1885 - 18 Nentor 1962), ishte nje fizikant dhe kimist danez i cili dha kontribute te medha per te kuptuar strukturen atomike dhe mekaniken kuantike,per te cilat mori dhe cmimin “Nobel” ne vitin 1922. Bohr monitoroi dhe bashkpunoi me fizikantë e kimiste te nje niveli te larte ne institutin e tij ne Kopenhagen. Ai u martua me Margrethe Norlund ne 1912 dhe nje prej djemve te tyre Aage Bohr u be nje nga fizikantet me te njohur dhe te rendesishem i viteve 1975,i cili si I ati ka marre cmimin Nobel.Niels Bohr eshte cilesuar si nje nga fizikantet me më shume influence te shekullit te 20.

djathtas Niels Henrick David Bohr, majtas Albert Einstein

Bohr lindi ne Kopenhagen ne vitin 1885 babai I tij ishte nje fiziolog dhe nena e tij ishte nje bankiere shume e famshme ne Danimarke.Fillimisht vete Niels Bohr eshte marre me futboll ne nje nga skuadrat kryesore te liges daneze.Me pas ne vitin 1903 u regjistrua ne Universitetin e Kopenhages,fillimisht duke studiuar matematik dhe filozofi.1905 ai I shtyre nga nje medalje ari qe do te jepej nga Akademia Mbreterore Daneze per shkencen dhe letrat kreu nje sere eksperimentesh per te shqyrtuar vetite e tensionit siperfaqesor,duke perdorur laboratorin e te atit qe e njihte shume mire qe ne femijeri.Eseja e tij per temen e mesiperme fitoj vend te pare dhe ai vendosi te braktise filozofine per t’ju futur fizikes.Me pas ai mori doktoraturen per fizike ne vitin 1911.Ne vitin 1912 ai iu bashkua Ernest Rutherford ne Universitetin e Mancesterit dhe u njoh me strukturat berthamore te Rutherfordit me teorine e tij Max Plank ne kuantike dhe keshtu mori nje teori per strukturen atomike,te cilat paten zhvillime te mevonshme kryesisht ne baze te rezultatit te kimistit Heinsberg,rezultate te cilat mbeten te vlefshme edhe ne ditet e sotme.Ne baze te teorive te Rutherfordit,Bohr-i botoi ne vitin 1913 modelin e tij te struktures atomike ku hidhte teorine se elektronet udhëtojnë në orbita rreth bërthames se atomit dhe vetite kimike te elementit jane te percaktuara kryesisht nga numri i elektroneve ne shtresen e jashtme.Bohri hodhi idene se nje elektron mund te binte nga nje orbital me energji me te larte ne nje orbital me energji me te ulet.Kjo u be baze e teorise kuantike.Pas 4 viteve te frytshme me Rutherfordin ai u kthye ne Danimarke duke u bere ne vitin 1918 duke u bere drejtor I Institutit te sapo krijuar I fizikes teorike.Bohri pati gjithsej 6 djem ku njeri I vdiq ne nje aksident tragjik ne nje shetitje me varke ndersa tjetri vdiq qe ne femijeri nga meningjiti.

Kërkimet atomike

Redakto

Niels Bohr ka punuar ne nje laborator sekret ne New Mexico te SHBA gjate Luftes se dyte Boterore,ku punoi ne projektin e famshem Manhatan.Roli I tij ne kete projekt ishte konsulent.Ai ishte I shqetesuar per shkak se ne Amerike ishin hedhuar hapat e para te krijimit te armeve berthamore dhe ai citon se nuk shkoj ne Amerike per te ndihmuar ne berjen e ketyre armeve por donte ndalimin e berjes se nje bombe atomike.Ai foli me Presidentin Franklin Rusvelt per ndarjen e dijeve atomike me Rusine ne menyre qe rezultatet te ishin sa me te shpejta.Ruzvelt sugjeroi kthimin e Bohrit ne Mbreterine e Bashkuar ne menyre qe Ruzvelt te bente perpjekje per te fituar miratimin. Winston Churchill ishte kunder ndarjes se informacioneve me ruset duke cituar se Bohri duhej “mbyllur” sepse duke ndare informacionin me ruset ai do te ishte prane shume krimeve me pasoje humbje jetesh nga keqperdorimi I informacioneve nga ruset.Pas luftes Bohri u kthye ne Kopenhagen,ku vazhdoi te ishte I mendimit se energjia berthamore duhej perdorur vetem per arsye paqesore.Nje nga shkencetaret me te medhenj ne bote vdiq ne Kopenhagen ne vitin 1962 si pasoje e problemeve te zemres.Ai është i varrosur në Assistens Kirkegård në seksionin Nørrebro e Kopenhagut.