Nino Deda
Nino Deda ka lindur në Durrës më 8 gusht 1968. Nga atje emigroi në vitin 1992 në Saarland të Gjermanisë, ku jeton me gruan e tij dhe dy fëmijët. Nino Deda filloi në moshën 5 vjeç që të luajë në fizarmonikë dhe pak kohë më vonë mësoi për piano në shkollën e mesme artistike "Jan Kukuzeli". Studioi për kompozicion dhe piano në ish-Konservatorin e Tiranës (sot Universiteti i Arteve). Ka punuar si mësues muzike para se të shkonte në Gjermani. Nino Deda jeton në fshatin Hangard me gruan Enkelejda, të bijën Enxhi (lindur 1995) dhe të birin Luka (lindur 2001).
Jeta artistike
RedaktoNino Deda është kompozitor dhe muzikant aktiv në shumë projekte të llojeve të ndryshme. Ndoshta më e njohur është trioja Lieder der Poesie. Në ansamblin ndërkulturor Avalansa Muzikale Nino Deda shfaq rrënjët e tij shqiptare në shpirtin muzikor ballkanik. Përveç kësaj, interpreton solo me kompozimet e veta dhe me një program shumë të gjithanshëm për piano dhe fizarmonikë, si dhe në projekte të veçanta të tilla si “Novemberwind”. Në fund të dhjetorit me kolegët e tij muzikantë jep çdo vit Years end concert.