Një ballkanas në Londër
Një ballkanas në Londër poezi, Autori: Rudolf Marku. Botuesi: Toena. Faqet e librit 136.
Një ballkanas në Londër është një lumë i rrëmbyer
Që i shtohet Tamizit të qetë. Në Hyde Park
Është një mal që i shtohet rrafshirës së shtrirë;
Në Trafalgar Square është një ujk i murmë
Që bisedon me katër luanët e përgjumur,
Që zgjon fantazinë e tyre të përdhosur nga turistët,
Që u mëson të ulërijnë edhe një herë si dikur.