Njësitë administrative të Estonisë
Estonia është një vend unitar me një sistem të qeverisjes vendore me një nivel të vetëm. Çështjet lokale menaxhohen në mënyrë autonome nga pushteti vendor.
Që nga reforma administrative më 2017, ka gjithsej 79 qeverisje vendore, duke përfshirë 15 qytete dhe 64 komuna rurale. Të gjitha komunat kanë status të barabartë juridik dhe bëjnë pjesë në një qark, i cili është një njësi administrative shtetërore.[1] Organi përfaqësues i autoriteteve vendore është këshilli komunal, i zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta për një mandat katërvjeçar. Këshilli emëron pushtetin vendor, të kryesuar nga një kryetar bashkie. Për shqendërzimin shtesë, autoritetet lokale mund të formojnë rrethe komunale me autoritet të kufizuar, aktualisht ato janë formuar në Tallinn dhe Hiiumaa.[2]
Qarqet
Redakto- Artikulli kryesor: Qarqet e Estonisë
Referime
Redakto- ^ Pesti, Cerlin; Randma-Liiv, Tiina (prill 2018). "Estonia". përmbledhur nga Thijs, Nick; Hammerschmid, Gerhard (red.). Public administration characteristics and performance in EU28 (në anglisht). Luxembourg: Publications Office of the European Union. fq. 252–255. doi:10.2767/74735. ISBN 9789279904530. Marrë më 18 janar 2020.
- ^ "Local Governments" (në anglisht). Estonian Ministry of Finance. 1 nëntor 2019. Marrë më 18 janar 2020.