Njeriu jeshil tregime të zgjedhura, Autori: Moikom Zeqo. Botuesi: Toena. Faqet e librit 252.

Pas 40 vjetëve krijimtarie shumëformëshe, cilësore dhe të pandërprerë, poeti, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo shfaqet me përmbledhjen e tregimeve të zgjedhura, që në llojin e vet është unike në prozën moderne shqipe, sidomos të dekadës së fundit.

Mjeshtër i vërtetë, kapricoz i rrëfimit dhe i përshkrimeve me një gjuhë ritmike, që rrjedh lirshëm, pa pengesa artificiale, si një ujëvarë e vrullshme. Zeqo modelon botën e tij, të shpalosur me ambicie dhe humanizëm. Subjektet e tij janë reale dhe trancedentale, janë tregime të shpirtit, përrallore, ekzistenciale dhe mistike. Ky libër pasuron dukshëm opusin e prozës së shkurtër.