Nokia Lumia 1520, pas një sërë sugjerimeve nga përdoruesit që duhej një Nokia më i madh, vjen me këtë smartphone prej 6 inch, që në fakt duhet të quhet phalbet. Deri tani, Nokia Lumia 1520 ka ekranin më të madh dhe procesorin më të shpejtë për Windows Phone, rezolucionin më të madh dhe një ndër kamerat më të mira të kompanisë.

Ky model i ri nga Nokia nuk ka shumë ndryshim në pamje të jashtme nga pjesa tjetër e familjes (pervecse është pak më i madh) por përbëhet nga një kasë plastike prej polikarbonati që është parë edhe tek paraardhësit e tij. Përmasat e tij janë 162.8 x 85.4 x 8.7 mm dhe peshon 209 gram. Ekrani i tij është plot 6 inch me rezolucion 1920 x 1080 Full HD IPS LCD dhe përdor teknologjinë ClearBlack të Nokias. Një ndër vecantitë e këtij ekrani në modelin e ri është që ndricimi optimizohet sipas kushteve të dritës së ambientit, duke ndryshuar pixelat për të rritur kontrastin dhe qartësinë.

Për të përfituar akoma më shumë nga ekrani, sistemi Windows Phone në këtë model është ndryshuar që në homescreenin Metro-style ka një kolonë më shumë. Ekrani, i admiruar për sensivitetin e lartë, është në ngjyrë të zezë dhe i përgjigjet edhe prekjes me doreza. Procesori, një qershi tjetër mbi tortën e Nokia Lumi 1520 është Snapdragon 800 Qualcomm quadcore me shpejtësi 2.2 GHZ dhe me plot 2 GB memorie RAM. Këto parametra, deri tani, kanë qënë të afta të përballojnë të cdo aplikacion që është provuar në të. Aplikacionet punojnë pa problem, faqet e internetit hapet goxha shpejt dhe ndryshe nga problemi që ishte në Lumia 1020 (ngadalësia për të bërë foto në rezolucion maksimal) tashmë nuk ndihet më në Lumia 1520. PureVieë e Nokias po jep efekt në 1520, edhe pse nuk është 41 megapixel si 1020 por vetëm 20 megapixel, që është më kompakte.

Për më tepër për kameran, tashmë, një ndër prioritetet e smartphonevë të Nokias, vjen me një seri aplikacionesh por që tashmë janë të bashkuar në një software të vetëm. Dicka tjetër që ka të bëjë me fotot këtu është një risi në Nokia dhe quhet Nokia Storyteller. Ky është një aplikacion që ka për qëllim të krijojë libra me figura duke përdorur foto të renditura, duke krijuar kështu historitë tuaja.

Vecantia më e madhe, përvec parametrave software dhe hardware, është ekrani i madh nga i cili mund të konsiderohet edhe si phalbet. Pritet që pas bashkëpunimit aq të ngushtë mes Microsoft dhe Nokia, smartphonet e rinj të vijnë gjithë e më shumë të stilit Windows.