Al-Hajj Maulana Hafiz Hakim Noor-ud-Din
Nënshkrimi i Kalifit të I

Mbi personalitetin e tij

Redakto

Kalifa i I

Al-Hajj Maulana Hafiz Hakim Noor-ud-Din u Lind në vitin 1841 në Bherah të Indisë dhe vdiq me 13 mars 1974Qadian[1].

Ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, mësues i rëndësishëm, shkrimtarë i njohur, njohës i shumë religjioneve, teolog i madh në kohën e tij.

Mjekë tejet i aftë saqë mbante edhe kujdesin shëndetësor të Maharaxhes së Kashmirit. I etur për dituri shkoi në qytet e shenjta Mekë dhe Medinë në vitin 1865 ku qëndroi 4 vite.

Shkollimi i tij

Redakto

Gjatë rinisë së tij qëndron 2 vite në Lahore ku përvetëson gjuhën perse. Në të njëjtën kohë vëllau i tij i madh Sultan Ahmad në vendlindjen e tij Behra i jep hapat e parë në gjuhen arabe.

Në moshën 17 vjeçare regjistron shkollën pedagogjike në Rawalpindi ku diplomon me sukses. Pas pak kohe punon si Rektor në një ndër shkollat në Pind Dadan Khan në afërsi të vendlindjes në Behra.

Teologjia dhe arti i shërimit

Redakto

Pas mësimit të gjuhës arabe shkon në Rampur, vend i cili atëbotë njihej si qendër e madhe religjioze. Mësuesi dhe gramatikani i njohur "Mawlawi Ghulam Nabi" gjatë studimit i jep titullin Mawlawi. Pas kësaj shkon në Lakhnau që të studionte medicinën tek Hakim Ali Hussain i cili ishte mjek shumë i njohur i kohës. Së bashku me mësuesin e tij shkon në Rampur ku përfundon studimet dhe merr titullin Hakim. Pas kthimit të tij në Bhera përpos ordinancës së rijë, ai ligjëron edhe mësime nga Kur`ani dhe hsdithe[2].

Para kalifatit

Redakto

Kontakti i tij i parë me Ahmadiyya-tin ishte rreth vitit 1885. Ai kishte lexuar diçka mbi Mirza Ghulam Ahmad-in çka e shtynë të udhëtoj në Qadian. Pas takimit të tij me Mirza Ghulam Ahmad-in bindet mbi vërtetësinë e tij. Në ndërkohë ishte njëri prej besimtarëve dhe përkrahësve më të mëdhenj të Mirza Ghulam Ahmad-it.

Sa mirë do të ishte sikur të gjithë besimtarët të ishin Nuur ud-Din, por kjo është e mundur vetëm kur zemra e njeriut është e ndriçuar nga drita e vërtet dhe e pa ndalur e besimit. Mirza Ghulam Ahmad : Nishān-i Asmani F. 47

Me 23 mars 1889 njëri ndër të parët bën Baiat-in nga vet Mirza Ghulam Ahmad.

Gjatë Kalifatit

Redakto

Pas zgjedhjes së tij si Kalifë me 27 maj 1908 në Islam rifillon organizimi dhe zbatimi i Kalifatit. Nën udhëheqjen tij formohet edhe misioni i parë jashtë Indisë, ndërtohet xhamia e parë në Londër, përkthehet Kur`ani në gjuhen angleze, botohen shumë gazeta dhe revista si : "Al Fazal" dhe "Nuur" në Qadian, "Al Haque" në Delhi, "Paigham-e-Shulha" në Lahore etj.

Një e arritur tjetër konsiderohet edhe kresa e suksesshme që i bën mbretit të V Gjorgjit që besimtarët mysliman në Indi të premteve të kenë nga 2 orë të lira në mesditë shkaku i faljes së Gjumasë, çka edhe miratohet më vonë.

Kalifi i I vdes me 13 mars 1914.

Disa nga veprat e tij

Redakto
  • Haqaiaq-ul-Furqan (Skjarime të Kur`anit të shenjtë)
  • Mirqat-ul-Yaqeen fi Hayat-e-Nuur-du-Din (Autobiografi)
  • Tasdieq Brahien-e-Ahmadiyya (Vërtetimi i Brahien-e-Ahmadiyya)
  • Khutbat-e-Nuur (Fjalime të Khalifatul Massih I.)
  • Diniyat ka pehla Resala (Mësimet bazë të Religjionit)
  • Byaz-e-Nuur-ud-Din (Rezepte nga medicina)

Referime

Redakto

http://www.alislam.org/library/noor.html