Normalisti ka qenë një revistë e përmuajshme. Organ i nxënësve të Shkollës Normale të Elbasanit. Numri i parë doli në janar 1929, vijoi me disa ndërprerje deri më 1937. Kishte katër rubrika kryesore: të pedagogjisë, të letërsisë, të folklorit e të provave të mësimit. Revista bëri përpjekje për të krijuar mendimin pedagogjik shqiptar: kërkonte që nëpër fshatrat mësuesi të lidhej me popullin dhe të punonte për të luftuar analfabetizmin. Ajo përhapi metodat e ndryshme të të mësuarit. Normalisti në artikuj të ndryshëm kërkonte përdorimin e gjuhës së pastër shqipe; pastrimin e «Bibliotekës» nga vepra të padobishme e pasurimin e saj me ribotimin e veprave të klasikëve tanë; përkujtimin «e të harmarve të mëdhenj», të Rilindësve, si të Naimit, De Radës etj. Botoi edhe mjaft këngë popullore epike.

Revista Normalisti (1936)

Shih edhe Redakto