North Charleston (shqip: Çarlstoni i Veriut) është qyteti i 3-të më i madh në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut me zona të përfshira në rrethet Berkeley, Charleston, dhe Dorchester. Më 12 qershor 1972 Qyteti North Charleston u inkorporua dhe ishte qyteti i 9-të më i madh në Karolinën e Jugut. Sipas regjistrimit të vitit 2010, North Charleston ka një popullsi prej 97,471 me një sipërfaqe aktual prej më shumë se 98 km2. Qyteti është konsideruar si një nga qytetet më të mëdha industrialë të shtetit dhe është qendër e madhe e shitjes me pakicë e shtetit.

North Charleston
North Charleston
Qytet
Ndërtesa e re e Bashkisë së North Charlstonit
Ndërtesa e re e Bashkisë së North Charlstonit
Parimet: 
"Këmbëngulje-Përparim-Begati"
Popullsia
 • Gjithsej(2.010)101,356
Faqja zyrtarewww.northcharleston.org