Numri i Avogadros
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
thumb|alt=text|Amedeo Avogadro Në shkencat e kimisë dhe fizikës, numri i Avogadros (i shprehur me simbolet Lose NA) definohet si raporti i grimcave përbërëse (atomeve ose molekulave) në një mostër me sasinë e substancës n (njësia: mol) e shprehur matematikisht si NA=N/n. Thënë ndryshe, numri i Avogadros shprehë numrin e grimcave elementare në një mol të substancës dhe ka vlerën 6.02214129(27)×1023 mol−1.Përdoret për njehëssimin e sasisë së substancës dhe numrin e atomeve,molekulave,joneve.
Historiku
RedaktoNumri i Avogadros si term rrjedh nga shkencëtari italian Amedeo Avogadro, i cili, më 1811, për herë të parë propozoi që vëllimi i gazit (në një temperaturë dhe shtypje të caktuar) është proporcional me numrin e atomeve ose molekulave pa marrë parasysh natyrën e gazit. Shkencëtari francez Jean Perrin, më 1909, emëroi ketë konstantë si shenjë nderi ndaj Avogadros. Në vitin 1926, Perrin fitoi çmimin Nobel për fizikë, ku një pjesë e madhe e punës së tij kishte të bënte me përcaktimin e numrit të Avogadros duke përdorur metoda të ndryshme matematike.
Për ta përcaktuar saktë numrin e Avogadros kërkohet që të bëhet matja e një sasie të vetme të substancës, në shkallët atomike dhe makroskopike, duke përdorur të njejtën njësi matëse. Kjo u bë e mundur për herë të parë kur fizikanti amerikan Robert Millikan mati sasinë e ngarkesës elektrike të elektronit me 1910. Ngarkesa elektrike e një moli të elektroneve paraqet një konstantë (e quajtur farad) dhe ishte e njohur qysh më 1834 kur Michael Faraday publikoi punën e tij mbi elektrolizën. Duke pjesëtuar ngarkesën e elektroneve në një mol me ngarkesën e një elektroni të vetëm, fitohet vlera e numrit të Avogadros. Që prej 1910, janë bërë kalkulime të reja të cilat kanë përcaktuar më saktë vlerat për konstantën e Faradejit dhe ngarkesën elektrike.
Perrin ishte ai i cili propozoi që numri i Avogadros (N) ti referohej numrit të molekulave në një gram-molekulë të oksigjenit (saktësisht 32 g të oksigjenit) dhe ky term deri më sot, ka perdorim të gjerë sidomos kur bëhet fjalë për parimet fillestare shkencore. Ky term më vonë u ndryshua dhe u thirr si konstanta e Avogadros (NA) atëherë kur moli u bë njësi standarde ne sistemin internacional SI më 1971 e cila shprehë sasinë e substancës si dimension i pavarur për matje. Si rrjedhim, konstanta e Avogadros nuk ishte më vetëm një numër, por kishte edhe njësinë për matje, molin reciprok (mol−1).
Roli në shkencë
RedaktoNumri i Avogadros është faktor kyc në dukuritë mikroskopike dhe makroskopike. Kështu, ajo përmban një relacion me konstantet tjera fizike. Për shembull, ajo bën të mundur lidhjen ndërmjet konstantës së gazit R dhe Konstantës së Bolcmanit kB,
dhe Konstantës së Faradejit F me ngarkesën elementare e,
Numri i Avogadros poashtu përdoret në definimin e njësisë së unifikuar të masës atomike, u,
ku Mu është konstanta e masës molare.
Matjet
RedaktoKulometria
RedaktoMetoda më e hershme dhe e saktë për matjen e vlerës së konstantës të Avogadros është e bazuar në kulometri. Sipaas këtij principi bëhet matja e Konstantës së Faradejit, F, e cila paraqet ngarkesën elektrike të bartur nga një mol elektronesh, dhe duke pjestuar me ngarkesën elementare, e, për ta fituar konstantën e Avogadros.
Matja e masës së elektronit
RedaktoKomiteti për të dhënat për shkencë dhe teknologji (CODATA) publikon vlerat për konstantet për përdorim internacional. Ajo përcakton konstantën e Avogadros përmes raportit të masës molare të elektronit me masën e elektronit me
Masa atomike relative e elektronit, Ar, është madhësi që matet direkt, dhe masa molare, Mu, është konstantë e definuar në SI. Masa e elektronit në qetësi, megjithatë, kalkulohet prej konstanteve tjera të matura
Faktori kryesor limitues në precizitetin e konstantës së Avogadros është paqartësia në vlerën e konstantës së Plankut, kurse konstantet tjera që marrin pjesë në kalkulim janë precize.