Nuristani, Nuristan ose Nooristan (persisht: نورستان‎), dikur është njohur me emrin Kafiristan,është regjion në mes Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit, ndërsa Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Shpjegimi kafiristan vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit.

thmb
thmb

Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuqe.

Burimi i të dhënave

Redakto
  • dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985.
  • prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993.
  • Aristidh P. Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002,