Nxhamena (frëngjisht: Ndjamena; Arabisht: نجامينا Nijāmīnā) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Çadit, me një popullsi prej 1.605.696, (2012). Nxhamena është port në lumin Çari, pranë bashkimit me lumin Logone. Ajo ndodhet përballë qytetit Kousséri të Kamerunit, me të cilin lidhet me një urë. Ajo ka gjithashtu statusin special të rajonit dhe ndahet në 10 arrondissement. Nxhamena është një treg rajonal për gjënë e gjallë, kripën, hurmat e arabisë, dhe drithërat. Përpunimi i mishit, peshkut dhe pambukut janë industritë kryesore, dhe qyteti vazhdon të shërbejë si qendër e aktivitetit ekonomik në Çad.

Nxhamena
Ndjamena
Popullsia
 • Gjithsej1,092,066
{{{postal_code_type}}}
235