Organizmat e modifikuar gjenetikisht

(Përcjellë nga OMGJ)

Organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) - organizma (bimët, kafshët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre), të krijuara përmes inxhinierisë gjenetike, respektivisht modifikimeve gjenetike, siç përcaktohet ne Direktivën e BE-së 2001/18 [1]. Produktet OMGJ ditët e sotme përbejnë një nga temat me te diskutuara pas gripit te derrit.

Bimët, kafshët apo mikroorganizmat, te cilave u janë ndryshuar veçoritë duke transferuar gjenet e një lloje tjetër me ane te metodave bioteknologjike quhen "organizma me gjenetike te ndryshuar" ose "transgjenike".

Edhe ju mund te keni ngrënë ndonjë produkt apo ushqim transgjenik ose me OMGJ.

Sipas lajmit te publikuar ne faqen howStuffWorks jepen 5 produktet ku përdoret me shume OMGJ :

1. Aspartam (ëmbëlsues sintetik) : megjithëse teknikisht është një lende sintetike, përftohet si rezultat i kombinacionit te dy aminoacideve natyrale. Këto acide prodhohen nga dy lloje te ndryshme bakteresh dhe ne disa raste njeri prej baktereve ndryshohet për te shtuar prodhimin.

Ndihmat me produktet e modifikuara gjenetikisht duket se do të jenë problemi kryesor për mbarëvajtjen e marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri pritet të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 16 mijë tonë misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë, vendet e Bashkimit Evropian, pas një miratimi të një paketë ligjesh nga Parlamenti Evropian, kanë ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve në këto vende si dhe të produkteve që përmbajnë modifikime gjenetike.

"Në rast se në Shqipëri do të përdoren organizmat e modifikuara gjenetikisht, atëherë produktet bujqësore që do të prodhohen në Shqipëri do të jenë të papranueshme nga vende e BE-së, ç'ka do të sjellë probleme serioze për mbarëvajtjen e marrëveshjeve të nënshkruara", ka theksuar Lavdosh Fetuni, kryetar i bordit të Shoqatës së Bujqësisë Organike.

Dëmet e ushqimeve te modifikuara

  • Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton:
  • Aparatin tretës
  • Krijon alergji
  • Dëmton biodiversitetin
  • Shkakton dëm ekonomik te fermerët
  • Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Evropian.
  • Në Shqipëri do të vijnë nga SHBA 16 mijë ton misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht.

Historia

Pak kohë më parë IFDC-ja zhvilloi një tender për importin e misrit dhe sojës të modifikuar gjenetikisht, ndërkohë që fituese e këtij tenderi është kompania "Korparata amerikane për kredi". Kjo e fundit ka sjellë në Shqipëri rreth 2 mijë tonë misër dhe sojë, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të vijë në një të ardhme shumë të afërt.

Ndihma e amerikanëve është kundërshtuar nga Shoqatat e Ambientalistëve, të cilët kanë deklaruar që organizma të tillë janë një dëm i madh për shëndetin e shqiptarëve, ekonominë e vendit si dhe një dëm i madh i biodiversitetit.

24 shoqata ambientaliste kanë nënshkruar një peticion drejtuar institucioneve shtetërore dhe parlamentit në të cilën kërkojnë ndalimin e futjes në vend të OMGJ-ve. "Sipas të dhënave tona, ndihma e cila pritet të vijë së shpejti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdoret në blegtori. Por ajo mund të përdoret edhe në bujqësi për mbjedhjen e misrit dhe të sojës.

Ndërkohë, kërkesë për blerjen e këtyre organizmave ka pasur dhe nga ndërmarrjet e industrisë ushqimore", ka theksuar Monika Spahivogli, anëtare e bordit të Shoqatës së Bujqësisë Organike. Sipas të dhënave, nga kjo shoqatë deri tani kanë paraqitur kërkesë për blerjen e misrit dhe të sojës të importuar nga Amerika rreth 36 tregatë dhe subjekte private.

Kryetari i këtij bordi Lavdosh Feruni, ka sqaruar se përdorimi i organizmave të modifikuara gjenetikisht, në shëndetin e njerëzve mund të sjellë probleme serioze në aparatin tretës si dhe alergji. Sipas tij, përdorimi i këtyre organizmave nga fermerët shqiptarë do të sjellë një efekt negativ ekonomik, pasi do të krijojë një vartësi ekonomike të fermerëve ndaj kompanive të mëdha që merren me tregtimin e OMGJ-ve.

Ndërsa kryetari i shoqatës "Masmedia dhe Mjedisi", Xhemal Mato, ka sqaruar për Gazetën se në projektligjin për biodiversitetin, i cili është miratuar nga Ministria e Mjedisit, ekziston një nen i veçantë i cili është pro përdorimit të OMGJ-ve.

Xhemal Mato : Ligj kundër ushqimeve jo-bio.


Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ LIGJI PËR MBROJTJEN E NATYRËS Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine