OSI
Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesshme të rrjetës. Kjo ndarje e funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrjetës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese :
Ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bere më të lehte për ta kuptuar.
I standardizon komponentët e rrjetit për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve te shumëfishte.
Mundëson lloje te ndryshme te hardwar-it dhe softwar-it te rrjetave për komunikim mes tyre.
Parandalon ndryshimet ne njërin nivelizues (layer) nga efektet e tjerëve kështu ata të mund te zhvillohen me shpejte.
I ndan rrjetat komunikuese ne pjese të vogla për ta bërë procesin e të mësuarit më të lehte për t'u kuptuar.
Procesi i qarkullimit të informacioneve në mes të kompjuterëve është i ndarë në shtatë shkallë të vogla dhe më të menaxhueshme në modeli referues OSI. Secili nga shtatë problemet e vogla përfaqësohet nga niveli i tij në model. Shtate nivelet e Modeli referues OSI janë :
- Niveli 7 Niveli i aplikimit
- Niveli 6 Niveli i prezantimit
- Niveli 5 Niveli i sesionit
- Niveli 4 Niveli i transportit
- Niveli 3 Niveli i rrjetit
- Niveli 2 Niveli i lidhjes se shënimeve
- Niveli 1 Niveli fizik