Oda e Avokatëve të Kosovës
Oda e Avokatëve të Kosovës është organizatë profesionale e avokatëve kosovarë, të cilët e ushtrojnë në mënyrë të pavarur funksionin e dhënies së ndihmës juridike profesionale qytetarëve dhe personave juridikë në procesin e realizimit të të drejtave të tyre të garantuara me ligj.
Oda e Avokatëve të Kosovës është themeluar si organizatë pas aprovimit të Ligjit të avokatisë dhe ndihmës juridike nga ana e Kuvendit të Kosovës, më 19 dhjetor 1973, ndërkaq ka filluar të funksionojë më 10 qershor 1974.