Odiseja dhe Sirenat është libër nga Vasil S. Tole. Botuar nga "Uegen" Tiranë, 2005. Faqet e librit 96.

Në studimin e "Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit" , tërheq vëmendjen e lidhjes që ekziston mes vajtimit dhe praktikave të varrimit me tuma tek ilirët dhe epiriotët, ku mendohet se duhet kërkuar edhe fillesa e poezisë së lashtë gojore. Një skemë e tillë, e mirë strukturuar, sigurisht që tregon nivelin e lartë artistik të perceptimit të jetës dhe të vdekjes nga banorët e atyre anëve. Që kjo gjë nuk ishte e zakonshme, për këtë flet edhe fakti se tek Homeri ("Iliada" , kënga XXIII dhe tek "Odiseja" kënga XXIV ), gjejmë të përshkruar mjeshtërisht dukurinë e vajtimit masiv, që siç i shohim nuk është gjë tjetër veçse forma arkaike e "të qarës me bote".