Ofelia me mjekër Autori: Moikom Zeqo. Botuesi: MORAVA. Faqet e librit 366.

Libri “Ofelia me mjekër” është bleu i tretë pas “Refuzimit të shkrimit” (DITURIA, 2011) dhe “Vetullat Hyjnore” (BOTA SHQIPTARE 2012).


Është fjala për një bashkësi tekstesh, që paraqiten ndërmjet të ndryshmëve, shpesh paradoksalisht. Ftillëzimi është i mjegullt, pra një nebulozë.


Mbase (guxoj të ve re) një pikë reference është satira madhështore e Jonathan Swiftit “The Battle of Books” (“Betejë e Librave”) e shekullit XVII, që stimulon polemika të hatashme, por edhe përkorje deri në plogështi.


Pikëpamja se asnjë traditë në vetvete nuk vlen më tepër se një tjetër, shërbeu si përligjje për një liri kërkuese dhe të pandalur të artit, kundër paralelizmit grotesk të pavlefshmërisë komerciale të artit Kitch.


Historia nuk duket më si një continuum. Kulti i energjisë buron tashmë nga vizioni i historisë (letërsisë) botërore, që është në thelb apokaliptik.