Ogyst Dozon
Ogyst Dozon (1822-1880) ishte ballkanolog dhe albanolog francez. Shërbeu në konsullatat franceze të Janinës, Selanikut etj. Më 1879 botoi veprën “Libër i gjuhës shqipe”. Pjesa e parë e librit përmban përralla, këngë popullore, proverba dhe tekste të tjera të pabotuara më parë.
Pjesa e dytë ka një gramatikë sistematike të shqipes, të bazuar në toskërishten, kryesisht në të folmen e Përmetit. Në një shtojcë përshkruhen edhe tiparet themelore të fonetikës e të morfologjisë së gegërishtes. Në fund të librit jepet një fjalor shqip-frëngjisht me rreth 4000 fjalë.
Më 1881 Ogyst Dozon botoi frëngjisht vëllimin “Përralla shqiptare”. Njohja e kufizuar ka sjellë që autori të nxjerrë edhe përfundime të pasakta për vlerat e folklorit shqiptar.