Okshtun i Madh
Okshtuni i Madh është një fshat në komunën Ostren në rrethin e Bulqizës të Shqipërisë.
Okshtuni i Madh |
---|
Okshtuni i Madh është një fshat i vogël, thuajse i panjohur. Ky fshat ndodhet në koordinatat gjeografike 41°24'13" gjerësi veriore dhe 20°23'18" gjatësi lindore. Ndodhet rreth 48 km larg në lindje te Tiranës, në një lartësi prej 1124 metra mbi nivelin e detit. Gjatë 8 viteve të fundit temperatura maksimale është regjistruar 28°C në Qershor 2015, ndërsa temperatura minimale arrin -10°C në Janar 2014. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar me 166,9 mm në periudhën Janar- Qershor 2019.[1] Arkivuar 5 mars 2020 tek Wayback Machine
Bujaria, mikpritja dhe patriotizmi i karakterizojne më së miri banoret e këtij fshati, i cili sado i vogël por që ka lenë gjurmë në arsimin dhe kulturën e vendit tonë "Shqipërisë".
Shkolla e parë fillore në Okshtun të Madh u ndërtua te "Ara e Martint". Në këtë shkollë ka kryer mësimet dhe ish-kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë "Selim Muça”.
Profesioni më i përhapur ishte "murator". Shumë muratorë të kësaj zone kanë punuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Gjatë ndërtimit të "Shkollës së Bashkuar" kanë dhënë kontributin e tyre dhe pesë ndërtues nga "Okshtuni i Madh". Emrat e tyre janë: Muhedin Balla, Ismal Balla, Jeshar Balla, Sadik Cani dhe Sali Sallaku.
Komuna Ostren |
---|
Okshtun i Madh · Kojavec · Lejcan · Lladomericë · Okshtun i Vogël · Oreshnjë · Orzhanovë · Ostren i Madh · Ostren i Vogël · Pasinkë · Radovesh · Tërbaç · Tucep |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |