Omëletë e thjeshtë
Në pjatë rrihen vezët me pak kripë e qumësht dhe skuqen në tigan me yndyrë (gjalpë) të nxehtë. Hapet masa në fundin e tiganit, piqet dhe mblidhet në formë roleje, duke e vendosur në pjatë me palosje poshtë.
Për 1 person :
- vezë : 2 kokrra,
- qumësht : 2 lugë gjelle,
- lyrë : 2 lugë gjelle ose gjalpë të freskët : 1 lugë gjelle,
- pak kripë.