Omëletë me qepë të njoma ose të thata
Qepët e grira hollë kaurdisen me yndyrë derisa të vyshken, rrihen vezët me kripën, hidhen të qepët dhe përzihen e piqen. Omëleta paloset në formë roleje.
Për 1 person :
- vezë : 1 ose 2 kokrra,
- qepë të njoma : 2 copë mesatare ose të thatë : 1 kokërr mesatare,
- lyrë 2 lugë gjelle,
- kripë, piper.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |