Orgesa Zaimi
Orgesa Zaimi (lindur më 25 Juli, 1985) është një këngëtare dhe prezantuese radiofonike shqiptare. Ajo ka lindur në Poliçan, Skrapar. Pasionin për muzikën e ka marr nga babai i saj, udheheqës artistik dhe muzikant, i ati ka qene student ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane. Ishte pikerisht babai i saj qe kompozoi nje kenge per Orgesen ne festivalin e femijeve me emrin "Balerine e Vogel" nga ku ajo doli fituese e cmimit te pare ne moshen 6 vjeçare. Me vonë Orgesa e zhvilloi pasionin e saj duke kenduar vazhdimisht ne shfaqjet e shkolles si pjese e korit, e leximit te poezive, kercimit dhe prezantimit.
Artistet e preferuar te saj dhe ata nga te cilet eshte frymezuar me shume jane; Elvis Presley, Michael Jackson, Tina Turner, Whitney Houston, Freddie Mercury e shume grupe dhe artist te ndryshem.
Jetëshkrimi
RedaktoOrgesa Zaimi ka lindur në qytetin e vogël të Poliçanit ne rrethin e Skraparit, Jeton ne Tirana qe prej vitit 2003. U diplomua në vitin 2007 nga Universiteti Filologjik i Tiranës me një diplomë në Gjuhë dhe Letërsi; ku mbrojti temen "Fjala ne Litar" nje studim per 4 poet te vrare nga Regjimi Komunist Shqipetar midis viteve 1945-1989.
Orgesa është e martuar me gazetarin Mentor Beqa qe prej vitit 2010. Çifti ka dy femije, vajzen Bora qe lindi ne tetor 2012 dhe djalin Kron lindur ne maj 2015.
Karriera
RedaktoDalja e parë në ekran ishte në kanalin televiziv Kombëtar Shqiptar TVSH, në vitin 2004 në talent show "Ethet e së premtes mbrëma". Një vit më vonë, Orgesa konkurroi përsëri dhe grupi i saj "Engjej dhe Djaj" fituan çmimin e parë. Pjesmarrëse dhe finaliste e talent show "Star Akademi" ne vitin 2006.
Në nentor 2006, gjatë festivalit "Kënga Magjike", bashkëpunoi me Ronela Hajati në duet "Requiem" dhe fitoi çmimin TENDENCE.
Në vitin 2009, ishte back vokaliste e këngëtares Kejsi Tola, e cili përfaqësoi Shqipërinë në Konukursin e Eurovizionit në Moskë, Rusi [(Eurovision Song Contest Moscow 2009)] Orgesa Zaimi fitoi Video Rock më e mirë në festivalin "Netet e Klipit Shqiptar" me "Pasqyrat" dhe "Between A Rock and a Hard Place". Video-ja e saj e parë, "Stacion", fitoi çmimin Klip Alternative më i mirë në "Netet e Klipit Shqiptar". Kenga "Stacion" ishte një prodhim i kompozitorit Gjergj Jorgaqi. Ajo është e njohur për shfaqjet e saj në "Top Fest", "Këngët e Shekullit", "Kthehem të dielen", dhe "E diela Shqiptare".
Qe prej vitit 2005 paralelisht me karrieren si kengetare Orgesa Zaimi ka dhe nje karrierë si radio prezantuese, prej 10 vitesh ka programin "Music Box" ne radion kombetare CLUB FM.
Qe prej vitit 2012 Orgesa Zaimi eshte ambasadore dhe vullnetare në fondacionin Down Syndrome Albania, per te cilet ka bere edhe videon ne bashkepunim me Kamela Islamaj "Leviz me Mua".
Pjesmarrese ne Festivalin E Kenges ne RTSH ne vitin 2015 me kengen "Nje Shishe ne Oqean" dhe ne 2017 me kengen "Ngrije Zërin" ne 2018 me “Hije” dhe ne 2020 me “Valixhja e Kujtimeve”
Ne vitin 2014 publikoi albumin e saj te pare "Brand New Day" me producent basistin Zviceran DOMINO (Dominique Meyer).
Ne vitin 2019 Orgesa Zaimi pjesmarrese ne Kenga Magjike me “Veren ku ma le” kompozuar nga Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku.