Orhan Frashëri (Tiranë, 22 qershor 1922 - 5 janar 2019)[1] ka qenë antifashist që doli partizan me LANÇ-in, pas çlirimit qe edhe prokuror.

Biografia

Redakto

U lind në Tiranë, i biri i Halil Frashërit nga dega e Sulejmanbejllinjve.[2] Kryetar i komitetit të veteranëve të rrethit Berat dhe anëtar i komitetit kombëtar të luftës së popullit Shqiptar. Orhan Frashëri është autor i dhjetëra shkrimeve, opinioneve, portreteve e intervistave në mbrojtje të LANÇ-it dhe njëherësh autor i disa librave me temë nga lufta. Tashmë janë të njohur librat e tij si: “Si bilbil, si shqiponjë” kushtuar Heroit të Popullit Ramiz Aranitasi; “Vite që flasin”; “Historiku i LANÇ të rrethit të Beratit”; “Udhëtim përmes plumbave” dhe “Shpiragu i trimërisë”. Orhan Frashëri mban titullin “Qytetar Nderi” i Beratit, Skraparit, Mallakastrës dhe komunës Frashër në Përmet.

Referime

Redakto
  1. ^ Cakaj, Enver (5 janar 2019). "Lamtumira për atdhetarin dhe partizanin e LANÇ, Orhan Frashërin". telegraf.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Frashëri, Alfred; Frashëri, Neki (2014). Frashëri në Historinë e Shqiperisë. Tiranë. fq. 139. ISBN 9789994323449.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)