Orlando është një qytet në shtetin amerikan të Floridës, dhe qendra e qarkut Orange.

Orlando
Orlando
Qytet
Pamje nga Xheksonvilli
Pamje nga Xheksonvilli
Parimet: 
"The City Beautiful" ("Shumë i bukuri qytet")
Popullsia
 • Gjithsej238,300
{{{postal_code_type}}}
32801–32899
Faqja zyrtarewww.cityoforlando.net

Historia Redakto

Historia para-evropiane Redakto

Para ardhjes së kolonëve evropianë në vitin 1536, Orlando ishte populluar aty këtu nga Krikët (Creek) dhe fise të tjera vendaseve të Amerikës. Sot ka shumë pak vende arkeologjike në zonë, me përjashtim të rrënojave të Fort Gatlin përgjatë brigjeve të Liqenit Gatlin në jug të qendrës së qytetit Orlando.

Kolonizimi Redakto

Para se të njihej me emrin e tij aktual, Orlando njihej si Jernigan. Ky rmr vinte nga koloni i parë i përhershëm, Aaroni Jernigan, një blegtor i cili fitoi tokën përgjatë Liqenit Holden sipas Aktit të Pushtimit të Armatosur të vitit 1842.

Zyrtarët e qytetit dhe një legjendë lokale thonë se emri Orlando e ka origjinën nga një ushtar me emrin Orlando Reeves i cili u vra në vitin 1835, gjatë një sulmi të supozuar nga fiset vendase gjatë Luftës së Dytë Seminole. Reeves ishte duke vepruar si një komandant i një kompanie ushtarësh që kishte ngritur kampin për një natë në brigjet e Liqenit Sandy Beach Liqenit (tani Liqeni Eola). Ka legjenda kontradiktore, megjithatë, që kur një rishikim i thellë i të dhënave të ushtrisë në vitet 1970 dhe 1980 gjeti që nuk kishte pasur ndonjëherë rekord të Orlando Reeves. Legjenda u rrit gjatë viteve 1900, sidomos me rithënien nga historiani lokal Kena Fries në shkrime të ndryshme dhe në radion lokale WDBO në vitin 1929. Një memorial pranë liqenit Eola, i vendosur fillimisht nga studentët e Shkollës para të Mesme Cherokee të Orlandos në vitin 1939, përcakton vendin ku mendohej që Orlando Reeves ra.

Historianët lokalë kanë dalë me një version më të besueshme të historise "Reeves". Gjatë Luftës së Dytë Seminole, ushtria amerikane themeloi një post në Fort Gatlin, disa milje në jug të qendrës së qytetit të sotëm, në vitin 1838, por u braktis shpejt kur lufta mori fund. Shumë banorë të hershëm merreshin me blegtori. Një banor i tillë ishte Orlando Savage Rees nga Karolina e Jugut. Rees zotëronte disa prona të mëdha në Florida dhe Misisipi. Në dy raste të veçanta, të afërmit e Rees pohojnë se qyteti e ka marrë emrin nga paraardhësi i tyre. F.K. Bull nga Karolina e Jugut (stërnip i Rees) i tha një gazetari Orlando një rrëfim në vitin 1955 ; vite më vonë, Charles M. Bull Jr nga Orlando (stër-stërnip i Rees) i ofroi historianëve lokalë informacion të ngjashëm. Rees me siguri ka ekzistuar dhe ka qenë në Florida gjatë asaj periudhe kohe. Në vitin 1832 John James Audubon u takua me Rees në pronën e tij të madhe në Spring Garden, rreth 45 minuta larg nga Orlando. Në vitin 1837, Rees gjithashtu u përpoq për të ndaluar një traktat paqeje me indianët, sepse ai nuk e kompensonte atë për humbjen e skllevërve dhe të të lashtave. Fermat e sheqerit të Rees në këtë zonë u dogjën nga sulmet e Seminolëve në vitin 1835 (viti që mendohet se Orlando Reeves vdiq). Ai udhëhoqi një ekspeditë për të rimarrë skllevërit të dhe bagëtitë e vjedhura . Besohet se ai mund të ketë lënë një shënjë në një degë pishe me emrin e tij pranë rrugës, dhe banorët më vonë e lexuan gabim shenjën si "Reeves" dhe mendonin se ishte varri i tij.