Ornela Bregu është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Jemi njohur herët me Ornela Bregun, bukuroshen e buzëqeshur shqiptare që prej shumë vitesh na ka dhënë mundësinë ta shohim nga ekrani, qoftë duke kënduar apo duke prezantuar. Duket se njohjet e hershme janë pjesë e vetë Ornelës, e cila njeriun e jetës e ka takuar kur vraponte për t'u futur në godinën e "Liceut Artistik" në kryeqytet. Pas vajzës së lirshme para kamerave, fshihej një artiste e ndrojtur që ishte gjithmonë në përpjekje për t'i bërë gërat mirë dhe ia ka arritur. Sot ajo është nënë dhe zonjë shtëpie, e teksa flet me të prapë duket si bukuroshja e ndrojtur e liceut, e lumtur për gjithçka ka bërë pa u penduar për asgjë dhe e gatshme për të treguar historinë e saj të gjimnazit, që ka qenë shumë më e veçantë se e disa të tjerëve.