Oshiloskopi digjital dhe perdorimi i tij
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
OSHILOSKOPI DIGJITAL DHE PERDORIMI I TIJ
RedaktoNjë oshikoskop ka pamjen e një televizori të vogel,përveç se e ka një rrjet në ekranin e tij dhe më shumë kontrolle se një televizor.Pjesa ballore e një oshiloskopi normalisht ka seksione të kontrolleve të ndara në seksione vertikale,horizontale,dhe trigger.Gjithashtu ka kontrolle display dhe konektorë hyrës.Deri ne vitet e 90-ta shumica e oshiloskopëve ishin aparate analoge:një tension hyrës kalonte në amplifikator dhe më pas aplikohej tek CRT-ja për të kontrolluar pozitën e elektronit.Një oshiloskop digjital operon në të njëjtin princip si një regjistrues digjital muzikor.
1.Oshiloskopet
RedaktoOshiloskopi është një mjet i cili ekspozon grafiqe,pra vizaton një grafik të një sinjali elektrik.Në shumicën e aplikimeve,grafiku tregon se si ndryshojnë sinjalet me kohën:boshti Y tregon tensionin.boshti X kohën,ndërsa intensiteti i dritës së ekranit quhet boshti Z. 1.2.Kuptimi i formave valore si dhe matjet e formave valore’’’ Termi i përgjithshëm për një shembull i cili përsëritet me kohën është vala.Valët e zërit,valët e trurit dhe valët e tensionit janë të gjitha shembuj që përsëriten.Oshiloskopi mat valët e tensionit.Një cikël i valës është një pjesë e valës e cila përsëritet.Forma valore është një prezantim grafik i një vale.Tundjet e formave valore na japin shumë informacione rreth një sinjali. ‘‘‘‘‘1.2.1.Shumica e valëve klasifikohen në këto tipe:’’’’’ -Valët sinusoidale -Valët katrore -Valet trekëndore -Gjendjet shkallë dhe puls -Sinjalet periodike dhe joperiodike
3.Llojet e oshiloskopëve
RedaktoPajisjet elektronike mund të klasifikohën në dy kategori:analoge dhe digjitale.Pajisjet analoge punojnë vazhdimisht me variabla tensioni,ndërkohë që pajisjet digjitale punojnë me numra binar të cilet përfaqësojnë mostra të sinjalit.
3.1.Oshiloskopët analog=
RedaktoPunojnë duke aplikuar sinjalin e matur të tensionit direkt në boshtin verttikal në një rreze elektronike e cila lëviz nga e djathta në të majtë përgjatë ekranit të oshiloskopit-zakonisht gyit të rrezës katodike.Ana tjetër e ekranit trajtohët me fosfor të ndritshëm i cili nxehet sa herë që rrezja elektronike godet atë.Oshiloskopi analog më i shpejti mund të arrijë shpejtësi frekuncore dero 1GHz.
3.2.Oshiloskopët digjital
RedaktoNdryshe prej oshiloskopëve analog një oshiloskop digjital përdor një konvertues analog-digjital që të konvertojë tensionin e matur në informacionin digjital.Oshiloskopët digjital mund të klasifikohën në:oshiloskop digjital akumulues,fosforik dhe të thjeshtë.
3.3.Oshiloskopi digjital mostrues
RedaktoGjatë matjës së sinjaleve me frekuencë të lartë oshiloskopi mund të mos jetë i aftë të mblesh mostra të mjaftueshme në hapësirë.Mund të arrijë shpejtësi valore shumë më të shpejtë,10 herë më të shpejtë se oshiloskopët e tjerë.
3.4.Oshiloskopët laps dhe oshiloskopët dorë
RedaktoEkziston edhe një ndarje e që ju bëhet oshiloskopëve duke u bazuar në pamjën e jashtme të tyre duke bërë zvogëlimin e përmasave pa humbur saktësinë e oshiloskopëve në matje. ‘‘3.4.1.Oshiloskopët e dorës’’ Një UI600A oshiloskop digjital i dorës ka nje display LCD 4.5 inch i cili është i aftë të i njohë valët mes dy kanalëve si dhe një rezolucioni 320-240 duhe na ofruar thjeshtësi për të parë më shumë informacione. ‘‘3.4.2.Oshiloskopët laps’’ USBscope50 është një koncept i ri tek produktet USB DSO(digital storage osciloscope).Oshiloskopët e bazuar në PC na japin shumë benificione duke përfshirë fleksibilitetin,lehtësinë dhe në përdorim dhe ekonomi. USBscope është mjaft i vogël për tu mbajtur në xhep ose në çantat e laptopave por duke përdorur kabëll BNC për oshiloskopë.
4.Operimi me oshiloskopë
RedaktoKy seksion qartë shpjegon se si të operojmë dhe të fillojmë të përdorim një oshiloskop,si ta lidhim me tokë oshiloskopin-ti vendosim kontrollet në pozitat standarte.Tokëzimi i oshiloskopit është i nevojshëm për sigurim.Në qoftë se një tension i lartë prek ndonjë pjesë të poshtme te oshiloskopit mund të na godas neve.Tokëzimi gjithashtu është i rëndësishëm për të pasur matje të sakta me oshiloskop.
5.Teknikat e matjes së oshiloskopëve
RedaktoDy matjet themelore të cilat mund ti bëjmë janë matjet e kohës dhe të tensionit.Ky seksion diskuton metodat për të bërë matjet vizuele me ekranin e oshiloskopit.Kjo është një teknikë e zakonshme me instrumente analogë,dhe gjithashtu mund të jetë e dobishme për një interpretimtë shpejtë të ekraneve DSO dhe DPO.
Referimet
Redakto1.Ali Gashi,”Bazat e matjeve elektrikr” 2.Digital osciloskope ‘www.tektronix.com
Shiko dhe këtë
en: Oscilloscope
en: wave propagation