Oshmare korçe
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokrriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra. Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë.
Për 4-5 persona duhen :
- miell misri 3 filxhanë çaji,
- qumësht 4-5 filxhanë çaji,
- djathë 2 filxhanë kafeje,
- gjalpë 2-3 lugë gjelle,
- kripë