Osman Banushi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Osman Banushi lindi në Brataj të Vlorës me 18 gusht 1907 muzikant, i cili dha një kontribut të madh në krijimin e Filarmonisë Shqiptare, Tetarit të Operës dhe Baletit, si dhe mblodhi, ruajti e sistemoi materiale muzikore të këtij institucioni, duke krijuar kështu bibilotekën e parë të këtij lloji në vendin tone, si bibliotekari i parë i saj. Vdiq në vitin 1985. Osman Banushi u rrit jetim dhe u largua nga fshati Brataj ne moshen 6 vjec dhe u vendos ne qytetin e Vlores. Ne vitin 1920 emigroi ne Itali ku u rrit ne nje familje avokati ne Rometa te Mesines. Aty ai vazhdoi shkollen dhe u shqua per muzike dhe letersi. Ne moshen 11 vjecare ka luajtur me Fanfaren e Rometes si kornist. Mbasi u kompletua si muzikant u kthye ne Shqipëri, pas 10 vjetesh. Ai dinte 7 vegla muzikore nder to: trombe, kornete, violine etj. Osman Banushi ka qene autodidakt dhe dinte gjuhen italiane, gjuhen frenge dhe pak rusisht. U kthye ne Shqipëri dheu fut ne banden mbreterore te Ahmet Zogu si kornist. Me vone ka marre pjese ne orkestren e forcave aleate ku u shqua si muzikant i grades se larte dhe ku dirgjenti italian coi ne kembe te gjithe orkestren dhe tha qe Osman Banushin do ta therrisni maestro (per zotesine e tij si kornist i pare). Pastaj morri pjese si partizan dhe me banden e korporates se pare sulmuese u nis ne Tirane. Mbas clirimit punoi ne banden ushtarake te shtetit. Me vone Osman Banushi u be dirigjenti i pare i Filarmonise shqiptare. Me krijimin e teatrit te operas dhe baletit morri pjese ne krijimin e saj dhe njekohesisht u be dirigjenti i pare i Teatrit te Operas dhe te Baletit. Ai krijoi biblioteken e pare te Operas dhe te Baletit. Ka ngritur fanfara neper rethe si ne Librazhd,Gramsh etj. Ka punuar per venien ne skene te shume operave te Verdit ,Pucinit etj. Vdiq me 28 qershor 1985 ne Tirane. Para vdekjes ka marre shume dekorata te ndryshme.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |