Oxygène është studio albumi i tretë nga muzikanti elektronik dhe kompozitori francez Jean-Michel Jarre. Oxygène përbëhet nga gjashtë këngë instrumentale, të rradhitura thjeshtë si "Oxygène Pjesa I" deri te "Pjesa VI". Albumi së pari u lansua në Francë në dhjetor të vitit 1976 nëpërmjet kompanisë distributive Disques Dreyfus, e licensuar nga Polydor Records, me lansimin ndërkombëtar i cili vijoi në mes të vitit 1977. Albumi zuri vendin e parë në tabelat e Francës, vendin e dytë në tabelat e Anglisë si dhe vendin e shtatëdhjetetetë në tabelat e Shteteve të Bashkuara.

Oxygène
Skeda:Oxygene album cover.jpg
Studio album by
Realizuar5 dhjetor 1976
InçizuarGusht - nëntor 1976, Paris
ZhanriMuzikë elektronike
Gjatësia39:44
EtiketaDisques Dreyfus/Polydor
ProducentJean-Michel Jarre
Jean-Michel Jarre chronology
Les Granges Brûlées
(1973)
Oxygène Équinoxe
(1978)

Jarre inçizoi albumin në një studio shtëpiake të improvizuar duke përdorur shumëllojshmëri të sintisajzerëve analogë, një sintisajzer digjital, si dhe instrumente dhe efekte të tjera elektronike. Albumi u bë nga një ndër më të shiturit dhe është albumi i parë i Jarre i cili arriti sukses në rrymën qendrore të muzikës. Oxygène ka ndikuar shumë në zhvillimin e muzikës elektronike dhe është përshkruar si album që ka "udhëhequr revolucionin e sintisajzerëve të viteve të shtatëdhjeta".[2]

Këngët Redakto

  1. Oxygène (Pjesa I) – 7:39
  2. Oxygène (Pjesa II) – 7:46
  3. Oxygène (Pjesa III) – 3:16
  4. Oxygène (Pjesa IV) – 4:14
  5. Oxygène (Pjesa V) – 10:23
  6. Oxygène (Pjesa VI) – 6:20

Referime Redakto

  1. ^ Brenholts, Jim. Jean-Michel Jarre – Oxygène > ReviewAllmusic
  2. ^ Green, Thomas H. (27 mars 2008). "Oxygene: ba-boo-boo beew". The Daily Telegraph. London, England: Telegraph Media Group. Marrë më 14 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)