Për një sy gjumë
Për një sy gjumë tregime, Autori: Agron Kosta. Botuesi: Toena. Faqet e librit 260.
Ishte pothuajse mesnatë. Dhe dritat, ikën. Nuk e shihnin njëri-tjetrin. Ishin vetëm. Secili në botën e vet. Dhe, kur je vetëm, në kuzhinën e errët, në mes të natës, ti ndodhesh tamam në vendin ku mendimet vijnë furishëm, komplet, të paprera, lakuriq, pa tualet, pa asnjë mungesë, me ngarkesën maksimale, ashtu siç kanë lindur, të vërtetë.
Madje, do të thosha, që nuk rekomandohet të qëndrojnë atje, pranë lavamanëve, të krisur e të palarë, për një kohë të gjatë, veçanërisht gratë, sepse kuzhina s’është vetëm vendi ku ato eksperimentojnë recetat më të mira të gatimit, por njëkohësisht strofka e maniakëve, xhelozëve, të vetmuarve e pijanecëve. Dhe atje pranë, mos harroni, janë thikat e bukës. Është pjesa e shtëpisë që mban fuqinë, e cila mund të shkatërrojë gjithçka, në moment